Belisha flet per pergatitjet e kuqebluve ne kampingun e Ulqinit ne Mal te Zi

January 29, 2013   | Sporti / Sport

Belisha: Po punojme per te “dhuruar” nje Vllazni ndryshe ne fazen e dyte
Amarildo Belisha

Kete vit mbush 32 vjec, megjithate ai vazhdon te mbetet i njejti. Stervitet me plot pasion, nuk merzitet sa here qe trajneret nuk e llogarisin si titullar, por ne fakt pa kaluar shume kohe, ata nderrojne mendje. E kemi fjalen per Amarildo Belishen, mesfushorin shkodran qe luan prej me teper se nje dekade me kete skuader. Vitet kalojne dhe ai stervitet me te njejtin pasion, me te njejten deshire si nje djale i ri. Po e ben edhe keto dite ne Ulqin, teksa zbaton pike per pike programin stervitor te trajnerit Bushati.

Duke folur pikerisht per stervitjen ne kampingun malazez, Belisha do shprehej keshtu per “Shkodra Sport”: “Po stervitemi me intensitet me nga dy seanca ne dite, pavaresisht se kemi bere edhe ne Shkoder stervitje, por ketu ne Ulqin eshte shtuar shume doza e stervitjes. Ekipi po punon mire, gjithsecili prej nesh po i perballon me sukses ngarkesat stervitore. Normalisht qe ka edhe ndryshime, sepse cdo trajner ka idete e tij dhe taktiken e vet. Per kete po punojme shume. Ne cdo seance merremi shume me taktiken. Mendoj se deri tani gjerat jane ne rrugen e duhur per te ndryshuar”.

Deshira eshte e madhe per te ndryshuar disa gjera per mire. Ardhja e trajnerit te ri, por shume shpejt edhe e presidentit, ka bere qe klima ne skuader te ndryshoje per mire. Puna po behet ashtu sic duhet dhe tashme per Belishen, e rendesishme eshte qe edhe situata te ndryshoje per mire. “Ne po punojme per te “dhuruar” nje Vllazni ndryshe ne fushen e lojes ne fazen e dyte. Ne punen po e bejme, te shpresojme se me nisjen e ketij viti te ri, te kene ndryshuar per mire gjerat dhe ne te arrijme objektivat qe kemi patur ne fillim te sezonit”, eshte shprehur ai.

Ne pamje te pare miqesorja 7-0 e fituar ndaj Ribnices mund te konsiderohet si prova serioze per kuqeblute ne prag te nisjes se fazes te dyte te kampionatit por Amarildo Belisha thote se nuk duhet gjykuar si e tille kjo fitore prandaj shton: “Miqesorja qe zhvilluam ndaj skuadres se Ribnices nuk duhet konsideruar si testi i vertete per ne. Ajo ndeshje thjesht i sherbeu trajnerit per te pare sesa skuadra i ka kuptuar idete e tij ne menyren e ndertimit te lojes dhe funksionimin e skuadres ne teresi. Do jene edhe ndeshjet e ardhshme miqesore ata qe do tregojne se ne cfare gjendje jemi”.

Ne fakt ne ndeshjen e pare miqesore, shkodrani eshte aktivizuar nga trajneri Bushati ne qender te mbrojtjes. Tashme qe me largimin e Osmanit eshte krijuar nje boshllek ne kete repart, ekziston ndoshta mundesia qe te luaje Belisha aty, por ai e mohon kete gje teksa ne fund te prononcimit te tij do te shprehej: “Kam luajtur ne ate ndeshje ne qender te mbrojtjes, i detyruar nga demtimet e Beqirit dhe Krajes, por kjo nuk do te thote se edhe ne ndeshjet e kampionatit do jem serish aty. Une do aktivizohem si gjithnje ne mesfushe”. Gjerat tashme jane te qarta. Vllaznia duhet te futet ne merkato per nje mbrojtes tjeter ose mund ta mbylle kete ceshtje me lojtaret qe ka ne dispozicion, Krajen, Seminen dhe Markun 32 vjec eshte mesfushori Amarildo Belisha, i cili vazhdon te stervitet me te njejtin pasion sic ka bere gjate gjithe karrieres se tij.

Infoalbania