Vllaznia barazon 4-4 në miqësoren e sotme me Mlladost

January 29, 2013   | Ngjarjet - Events

vlaznia_mladostSkuadra shkodrane e ka mbyllur me barazim serinë e takimeve miqësore në përgatitoren e Malit të Zi. Pasditen e sotme, ajo ka luajtur me Mlladost dhe takimi është mbyllur në barazim 4-4. Ndeshja është luajtur në Podgoricë. Trajneri Bushati ka hedhur në fushë një formacion të përbërë nga Gjokovicc në portë, Smajli, Semina, Belisha e Begaj në mbrojtje. Në mesin e fushës kanë qenë Hajdari, Nallbani, Tafili e Dragoi, të cilët kanë treguar një nivel mjaft të mirë në të gjithë aspektet. Në sulm tekniku Bushati ka provuar pas Rexhës mesfushorin 20 vjeçar shkodran Florind Bardulla që ka bërë një paraqitje të mirë në këtë ndeshje.

Pjesa e parë është mbyllur 2-1 për Vllazninë teksa të parët kanë shënuar vendasit në minutën e 18-të dhe pastaj ka shënuar dy gola njëri pas tjetrit rumuni Dragoi në minutat 40 dhe 45. Në pjesën e dytë, Vllaznia ka kryer katër zëvendësime që në minutën e parë me aktivizimin e Vujadinoviç, Markut, Tafës dhe Shtubinës ndërsa më vonë janë aktivizuar edhe Rusi, Dema, Gjini, Kruja e Shkjau.Vendasti kanë arritur të përmysin shifrat e pjesës së parë me dy gola të shënuar në minutat e 51-të, dhe 58-të me anë të Kalevicc dhe Bozhevicc nga pika e bardhë e 11-të metrave pas pengimit në zonë të një futbollisti vendas nga ana e Seminës. Megjithatë ka ardhur menjehërë reagimi I kuqebluve të cilët me atë Dragoit dhe më pas edhe të Gjinit kanë kaluar përsëri në avantazh. Megjithatë 5 minuta para fundit vendasit kanë marrë një 11-të metërsh të diskutueshëm për një prekje të topit me dorë nga mbrojtësi Rusi që është kthyer në gol nga Knjezhevicc. Në pjesën e dytë, një paraqitje të mirë ka bërë mesfushori 19 vjeçar Kruja. Pas ndeshjes, ekipi i Vllaznisë është kthyer në Shkodër duke i dhënë fund përgatitjeve në Mal të Zi.

Vllaznia Facebook