Largohet Jakup Muratoviq nga posti i kryeadministratorit
Jozyrtarisht mësohet se kryadministratori i komunës së Ulqinit Jakup Muratoviqi nuk është më administratori i komunës së Ulqinit. Sipas të gjitha gjasave largimi i tij ka të bëjë me marrëveshtje brendapartiake.Mirpo duke pyetur Jakup Muratoviqin ai nuk shpalosi arsyet e dorëheqjes së tij nga funksioni i kryeadministratorit të Ulqinit.
Kryetari i komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu tregon se e tëra kjo është në kuadër të marrëveshtjes,ndërmjet meje dhe Jakup Muratoviqit shkruan gazeta e perditeshmja malazeze “Vijesti”.
Cungu ndër të tjera cekën se ”Kur ka marrë funkcionin Jakup Muaratoviqi, jemi dakorduar që mandati i tij do zgjasë një vit”.
Cilat detyra i ka pasur Administratori Kryesor i komunës së Ulqinit
Shërbimi i kryeadministratorit kryen punë profesionale dhe punë të tjera që kanë të bëjnë me:
– Vendosje në procedurën e shkallës së dytë administrative;
– Mbikëqyrjen e punës së organeve të administratës lokale;
– Kujdeset për ligjshmërinë, efikasitetin dhe ekonomësinë e kryerjes së punëve të administratës lokale;
– Përgatitjen dhe nxjerrjen e akteve mbi organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të organeve të administratës lokale dhe shërbimeve profesionale;
– Shqyrtimin e programeve të punës të organeve të administratës lokale;
– Shqyrtimin e raporteve mbi punën e organeve dhe përgatitjen e sqarimeve për Kryetarin e komunës;
– Realizimin e akteve të Kryetarit të komunës të cilët i sjellë për realizimin e funksioneve të orientimit dhe koordinimit me punë dhe kryerjen e mbikëqyrjes mbi punën e organeve të administratës lokale;
– Propozimin dhe marrjen e masave me qëllim të mënjanimit të problemeve dhe parregullsive të vërejtura në punën e organeve të administratës lokale;
– Propozimin e programit të trajnimit të nëpunësve lokalë;
– Përgatitjen e akteve mbi mënyrën e organizimit të punëve të organeve të administratës lokale në bashkësinë lokale;
– Shqyrtimin e ankesave të qytetarëve për punën e organeve të administratës lokale, kërkon që eprori i organit të deklarohen për ta, shqyrtimin e aktet dhe verifikimin e fakteve për të cilët bëhet fjalë në ankesa;
– Paraqitjen e raportit mbi punën e vet dhe realizimin e funksioneve të organeve para Kryetarit të komunës (raportin mbi zgjidhjen e gjërave administrative tek organet në shkallën e dytë);
– Informimin e publikut me punën e vet dhe punën e organeve të administratës lokale;