Nimanbegu: Ulqini nuk duhet të pranojë planin e Ministrisë së Shendetësisë

February 6, 2013   | Shtypi / Mediji

Ulqin me 06.02.2013

Nr.06/13

KUMTESË PËR OPINION

Ulqini nuk duhet të pranojë planin e Ministrisë së Shendetësisë

gencinimanbeguUlqini nuk duhet të pranojë planin e Ministrisë së Shëndetësisë që Shtëpia e Shëndetit të bie nën ingerencat e Qendrës Shëndetësore Tivar!

Komuna e Ulqinit dhe banorët e saj me nostalgji  kujtojnë vitet kur  Komunat kishin kompetenca shumë më të mëdha se në ditët e sotme dhe shumë të drejta dhe vendime jetike vendoseshin në nivelin komunal (si tatimet, arsimi , shëndetësia etj).

Kështu ishte edhe me ndërmarrjet shtetërore të cilat udhëheqësin e vetë e kishin në Komunë (në Ulqin), kështu që me të ardhurat dispononin dhe vendosnin në po ato ndërmarrje.

Me fillimin e viteve të ’90-ta fillon procesi i kundërt, kur Komunat në përgjithësi e Komuna e Ulqinit në veçanti vuan nga centralizimi i stërtepruar në Mal të Zi.

Me planin e “reformave dhe racionalizimit të shërbimit shëndetësorë” vendimarrja planifikohet të zhvendoset  në Tivar. Me këtë do të përkeqësohet  situata e punonjësve në institucionet e shëndetit në Ulqin. Çfarëdo racionalizimi dhe zvogëlimi i shpenzimeve (“reformave dhe racionalizimeve”) të jetë do të rezultojë me zvogëlimin e shërbimeve dhe punonjësve ne Ulqin, kurse Tivari do ti ruaj shumë më tepër pozicionet e veta (thjesht të punësuarit e vetë). Shkurtimisht ato të Tivarit do të çojnë ujin në mullirin e vetë.

Prandaj në asnjë rast nuk duhet të pranohet që të realizohet ky plan i Ministrisë.

Për opinionin e gjerë duhet të theksohet që ky plan nuk është i sotshëm dhe këtu nuk kanë gisht apo laps përfaqësuesit e Forcës.

Ky plan është rezultat ndër të tjera  edhe i Planit Hapësinor të Malit të Zi në fuqi i cili është  aprovuar në vitin 2008 në Parlamentin e MZ  me të cilin Tivari përcaktohet si qendër rajonale kurse Ulqini edhe pse është “qendra” e Shqiptarëve në MZ që kan specifikat gjuhësore, kulturore dhe shoqërore mbetët qendër komunale pranë Tivarit.

Kur Forca me vrull theksonte që duhet  ndryshuar ai plan partitë tjera flinin gjumë. Lideri i partisë Shqiptare në pushtet të asaj kohe e pranoi dhe e votoi në Parlamentin e MZ dhe vulosi me atë plan edhe Kufirin e të Mirave detare, Parkun Nacional në Plavë dhe shumë të tjera….te cilat do ti tregoje koha.

Ka dy shembuj praktikë si mund të rezultojë Plani i “reformës dhe racionalizimit” të shëndetësisë.

Riviera e Ulqinit kundrejt Montenegro Turistit  si dhe Privatizimi i Telekom-it.

Pasi që Hoteleria e Ulqinit në vitet e ’80-ta bëhet pjesë e Montenegro Turistit me seli ne Budvë ndalet zhvillimi i Hotelierisë në Ulqin. Sot ajo rezulton me një ndërmarrje që as nuk është hija e ndërmarrjes së dikurshme; me privatizime të dështuara dhe çka është më tragjikja me zvogëlimin e kapaciteteve, me njerëz të papunë, lista fillon me Kampet Safari e Neptun dhe Vazhdon  me Galeb, Lido, Otrant, Mediteran, kurse Hotelet Belevue-ja dhe Olimpiku janë Hotele me dy Yje!

Rasti i Telekomit. Në vitin 2004 privatizohet kjo ndërmarrje në Mal të Zi. Në atë moment në Ulqin ka 42 apo 43 të punësuar. Sot me 2013 Telekomi në Ulqin ka më pak se 9 të punësuar dmth afër 80% është zvogëluar numri i të punësuarve.

Forca nuk është e kënaqur as me nivelin e deritanishëm të shërbimeve shëndetësore në Komunën e Ulqinit. Materniteti kurr nuk ka marr funksionin e plotë të tij për shkak të pamundësisë të ketë repartin e kirurgjisë.

Ndikimi i pushtetit lokal në udhëheqjen e Shtëpisë së Shëndetit nuk ekziston.Në kërkesë të Komunës që të ketë përfaqësues të vetë në Bordin drejtues të Shtëpisë së shëndetit, Ministria nuk ka nisur as edhe një përgjigje.

Ndikimi i politikës në institucionet  publike si  shëndetësia dhe arsimi është treguar si tejet i dëmshëm për vetë ato institucione.

Problemin e centralizimit të tepërt e kemi paraqitur dhe do të vazhdojmë tju shprehim përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Mali i Zi duhet ecur drejt decentralizimit shumë shpejt dhe prej asaj varet a dëshirohet  të demokratizohet Mali i Zi apo Jo!

Prandaj Ulqini nuk guxon të pranojë një plan të tillë,sepse është i dëmshëm dhe jo demokratik.

Forca e re demokratike nuk e përkrah në asnjë mënyrë këtë plan  të Ministrisë së shëndetësisë dhe do të kërkojë te Ministria e Shëndetësisë ndryshimin e këtij plani në favor të Banorëve të Komunës së Ulqinit.

Genci Nimanbegu

Deputet i Forcës së re demokratike

FORCA E RE DEMOKRATIKE

NOVA DEMOKRATSKA SNAGA

Bul. Skenderbeupn/bb 85360 Ulqin/Ulcinj

Tel:. +382 030 401 760 Fax:; +382 030 401 761

info@forca.me, www.forca.me

7