Aferdita ne krahet e Di Caprios- Reagon Shpati

February 8, 2013   | Lajmet / Vijesti

Aferdita Dreshaj_Leonardo Dicaprio.1Aferdita ne krahet e Di Caprios? Reagon Shpati: E kam shok, kemi pire kafe…

Shpati është përpjekur të sqarojë situatën në emisionin “Silikon”
Pasi morën “dhenë” fotot disi komprometuese të Afërdita Dreshajt në krahët e Leo Di Kaprios, nuk ka vonuar edhe reagimi i Shpat Kasapit, i cili duket se vazhdon të jetë ende i fejuari i modeles kosovare. I ftuar në emisionin “Silikon” të radio “NRG”, Shpati është përpjekur të sqarojë situatën, përsa i takon atyre fotove të dala fillimisht në mediat amerikane e britanike, e më pas në ato shqiptare.
Aferdita Dreshaj_Leonardo Dicaprio“Leonardon e njoh dhe une. E kemi mik. Kemi pire kafe bashke – ka deklaruar Shpati, në lidhje me imazhet e publikuara -. Afërdita ka qene ne grup bashke me modelen Tika Ivezaj. Kushdo që të kishte qenë në vend të Afërditës, do të fotografohej prej paparacëve, sepse Leo është shume i famshëm”. Kjo ka qenë pak a shumë deklarata e bërë nga këngëtari, ndërkohë edhe vetë Afërdita e kishte mohuar se mes asaj dhe Leos mund të kishte diçka më shumë sesa miqësi.

(NRG Radio)
Aferdita Dreshaj_Leonardo Dicaprio.2

Bjondia misterioze me Leo Di Caprion eshte… kosovare
Mos e besoni po deshët, por sipas “Daily Mail”, bëhet fjalë ekzaktësisht për Aferdita Dreshajn
Bjondia misterioze, e fotografuar në ballkonin e hotelit me Leo Di Caprion duket se nuk është Margot Robbie, aktore që para pak ditësh thuhej se i ka marrë mendjen amerikanit të filmave. Mos e besoni po deshët, por sipas “Daily Mail”, bëhet fjalë ekzaktësisht për Aferdita Dreshajn, bukuroshen e famshme kosovare, e cila ka marrë pjesë edhe në finalen e “Miss Universe 2011”.
Mirëpo, vetë modelja kosovare, që duhet thënë se është e lidhur me Shpat Kasapin, ka dashur të sqarojë menjëherë gjërat, duke thënë se mes asaj dhe Di Caprion “nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi”.
Gjithsesi në fakt të bëjnë të dyshosh fotot, ku bjondia shfaqet duke i hedhur dorën në qafë aktorit amerikan, i cili është gjysmë i zhveshur. “Thjesht, aty kishim dalë si shokë, pasi morëm pjesë në një festë”, ka deklaruar Dreshaj për faqen “E-online”. Ndërkohë që në Twitter, ajo atë ditë, kur u shkrepën fotot, kishte shkruar vetëm: “Boh!!!! Ditë e çmendur!”.

Burimi: Daily Mail
YouTube Preview Image