Angela Martini braktis të dashurin, ai i nxjerr të palarat

February 9, 2013   | Lajmet / Vijesti

angelamartini-Tim VögeleDitë më parë është bërë publike lidhja e re e modeles së njohur shqiptare Anxhela Martini me multimilionerin Tim Vögele. Por, ajo që nuk është ditur dhe e kanë zbuluar mediat zvicerane, ka qenë një tjetër lidhje e modeles me futbollistin shqiptaro-zviceran Pajtim Kasami. Ka qenë vetë ai, i cili e ka bërë të ditur lidhjen tre mujore me modelen. Por gjithashtu i braktisur nga modelja ai ka shfryrë në mediat zvicerane kundër saj. “Anxhela bën gjithçka për t’u bërë e famshme. Ajo i pëlqen meshkujt e suksesshëm, pa dallim nëse janë të rinj, të moçëm, të bukur, të shëmtuar, të zinj apo të bardhë.
Tim Vögele-angelamartini

Kapitali i saj, është pamja e bukur. Ajo është sipërfaqësore”, ka thënë Kasami. Kasami, futbollist i skuadrës së Premier League, Fulham, është braktisur nga Martini pasi kjo e fundit ka gjetur një të dashur të ri, i cili mesa duket është më i pasur se futbollisti. Tim Vögele, më i riu në krah të bukuroshes shqiptare, është trashëgimtar i një kompanie të madhe tekstili, pasuria e të cilit vlerësohet në mes të 400 dhe 500 milionë eurove. Nuk është hera e parë që Anxhela Martini përfshihet në të tilla skandale për hir të famës. Kohë më parë, kur mediat aluduan për një lidhje të saj me Kaney West, ka qenë ky i fundit që ka mohuar lajmin. Martini e përdori emrin e Kaney West thjesht për të fituar famë. Madje, në Hollivud qarkullonin thashetheme se West ka qenë kaq i acaruar nga ky fakt saqë e ka nxjerrë me dhunë modelen nga një festë e organizuar prej tij ku Anxhela Martini ka qenë e pranishme ndonëse nuk ka qenë e ftuar.
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)

YouTube Preview Image