Raporti vjetore i Aleances qytetare nga Edina Hasanaga Cobaj

February 12, 2013   | Reportazh / Reportaža

Alianca Qytetare -Gradjanska alijansaTë dashur miq, të gjithë ju të cilët keni të njëjtin sistem vlerash si ne
Të dashur qytetarë, ata të cilët konsiderohen si të tillë,
Para juve është raporti i parë vjetor për punën e Aleancës Qytetare, i formuar me bashkimin e organizatave lokale. Ideja për bashkimin e organizatave të përcaktuara mirë paraqet precedent në shoqërinë malazeze, ku ndarjet e vazhdueshme pengojnë përdorimin e drejtë të burimeve edhe ashtu të kufizuara.
Në këtë mënyrë, kemi dashur të tregojmë se bashkimi principiel i vlerave lehtëson realizimin e tyre.
Viti i kaluar për ne ka qenë vit i formimit programor të bazuar në vlera, formimit të stafit dhe administratës. Ne kemi përcaktuar mandatin dhe misionin preciz, kemi siguruar kushte stabile për funksionim, kemi miratuar plan të caktuar dy vjeçar, dhe vlera të qarta të pranuara nga
të gjithë punonjësit. Ndaj dhe rezultatet nuk kanë munguar. Për më tepër, nëpërmjet procesit të krijimit të Aleancës Qytetare – ne kemi konfirmuar angazhimin tonë për zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve – të cilët shpesh janë larg nga të gjitha ato konferenca zyrtare, seminare, komitete, këshilla, borde, metropole të mëdha dhe hotele të rehatshme, fjalëve të mëdha dhe ndryshimeve të vogla. Pra problemet e njerëzve të zakonshëm që rrallë mund të ndjekin ritmin e ndryshimeve të suazave ligjore dhe institucionale
malazeze në kuadër të integrimeve me rrjedhat në BE.
Në përputhje me vizionin tonë të qartë të shoqërisë civile dhe demokratike malazeze, të bazuar në sundimin e ligjit, gjatë vitit të kaluar, ne jemi marrë me aktivitetet në këtë fushë dhe nuk i kemi lejuar vetes të endemi jashtë kuadrit të përcaktuar, pavarësisht interesit të
donatorëve.
Kështu, në këtë raport ju mund të lexoni për mënyrën se si gjatë vitit 2012 ne kemi kontribuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, në çfarë mënyre kemi monitoruar funksionimin e institucioneve publike, si kemi fuqizuar kapacitetet dhe u kemi ofruar mbështetje iniciativave qytetare, si kemi komunikuar me qytetarët dhe në ç’mënyrë u kemi dhënë atyre ndihmë të drejtpërdrejtë.
Transparenca dhe përgjegjësia janë gjërat që ne kërkojmë nga të gjitha institucionet publike, por ne gjithashtu i çmojmë ato si një nga vlerat tona thelbësore, dhe për këtë arsye, paraqesim këtë raport.
Shpresojmë se do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me të gjithë ju në vitin 2013.
Me respekt,
Ekipi i Aleancës Qytetare

Lexoni Raportin nga  Aleanca qytetare në PDF

Raporti vjetore_AQ_2012.pdf Raporti vjetore_AQ_2012.pdf
435 Ko   Afficher   Télécharger