Kryetari Cungu takohet me Ministrin Ivan Brajoviq

February 15, 2013   | Ngjarjet - Events

Nazif Cungu - Ivan BrajoviqKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu takohet me Ministrin e komunikacionit dhe detarisë Ivan Brajoviq

Pas vizitës së kantierit në Port Milenë në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Ulqinit është mbajtur një takim në të cilin përveç delegacionit të Komunës së Ulqinit dhe Ministrit të komunikacionit dhe detarisë Ivan Braoviq kanë marrë pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për komunikacion Veselin Grboviq si dhe inxhinieri i Drejtorisë për komunikacion Dushko Kokiq.
Në takim është diskutuar për shumë projekte të rëndësishme prej të cilëve në plan të parë ishte përfundimi i punimeve në urën e Port Milenës deri në fund të marsit pas cilit vijon realizimi i zgjidhjes së përkohëshme i lidhjes së urëa me bulevardin, para sezonit turistik.

Për ndërtimi i rrethrrotullimit para Komunës së Ulqinit dhe vazhdimi deri në bulevardin “Nëna Terezë” është diskutuar gjithashtu në takim por për aktivitet lidhur me këtë projekt metet të flitet pas sezinit turistik.

Vazhdimi i fazës së dytë të ndërtimit të rrugës regjionale Ulqin – Sukubinë përfshinë edhe problemin e zhvendosjes së tubacionit të ujësjellësit prej Krythës deri tek udhëkryqi për Ostros. Në bazë të paralogarisë ekzistuese për këto punime nevojiten 180 000 EUR dhe për këtë është e nevojshme ndihma financiare e të gjitha ministrive relevante. Ministri Brajoviq ka theksuar se duhet të mënjanohen të gjitha barrierat të cilat do të ngadalësojnë përfundimin e fazës së dytë të ndërtimit të rrugës para sezonit turistik si dhe ka premtuar se do të ndihojë për t’ua komunikuar problemin ministrive të tjera, të cilat do të mund të angazhoheshin në zgjidhjen e tij.
Nazif Cungu - Ivan Brajoviq.1

Projekti i thellimit të Bunëa është njëri prej projekteve për të cilin poashtu u diskutua në takim. Ministri Brajoviq ka theksuar rëndësin e fondeve IPA në këtë çështje dhe konfirmoi që që Ministria e komunikacionit e përkrahë në tërësi këte që duhej të realizohet në bashkëpunim me Shqipërinë.
Edhe pyetja e ndërtimit të marinës është trajtuar në takim. Përfaqësuesit e Komuns së Ulqinit kanë njoftuar ministrin lidhur me lokacionet e planifikuara dhe kanë kërkuar përkrahje në realizimin e projektit në fjalë. Ministri Brajoviq e vlersoj pozitivisht një projekt të tillë dhe ka theksuar se do t’i njoftojë investitorët potencialë dhe t’ua rekomandojë atë.

Rregullimi i Qendrës së Katërkollës mbetet të analizohet nga ekipet në teren.

Municipality of Ulcinj / Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

Esklizive Video “Portal Analitika” – Blloko një video duke klikuar në të

1.http://www.infobiro.info/files/webvideo02cg/Ulcinj%20Ivan%20Brajovic%20Ministar%20pomorstva%20i%20saobracaja%20tokom%20obilaska%20radova%20na%20Port%20Mileni.flv

2.http://www.infobiro.info/files/webvideo02cg/Ulcinj%20Predsjednik%20Opstine%20Ulcinj%20Nazif%20Cungu%20o%20znacaju%20mosta%20Port%20Milena.flv