OTU-ja përgatitet për hapjen e zyreve turistike në Ulqin

February 19, 2013   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

KUVENDI I RREGULLT I OT ULQIN

 

Me datën 18.02.2013 në salën e vogël të Komunës u mbajt Kuvendi i rregullt i Organizatës Turistike. Në këtë Kuvend janë miratuar disa pika që kajnë të bëjnë me Raportin e punës dhe raportin finansijar për vitin 2012. Është konstatuar që pavarësisht problemeve dhe borxheve që ka patur Organizata Turistike gjatë vitit 2012 ka arritur ta perfundojë vitin me shumë sukses dhe me një realizim të disa projekteve sic është edhe katalogu i akomodimeve dhe Web Faqja e cila eshte duke u perfunduar në tri gjuhë. Poashtu; organizata Turistike ka hapur edhe profilin e saj ne Facebook me emrin Tourist Board Ulcinj dhe fun page Turisticka Organizacija Ulcinj. Anëtaret miratuan Planin e punës dhe Planin finansijar për vitin 2013.
Hapja e zyreve turistike në Ulqin.1
Për këtë vit buxheti eshte planifikuar me një sumë prej 376.000 eur, ku nga taksa e vendbanimit planifikohet suma prej 215.000 eur. Nje risi për buxhetin e Organizatës Turistike është edhe kontributi i anëtaresimit i cili për të parën herë fillohen të paguhet nga ky vit dhe është e planifikuar suma prej 35.000 eur. Gjatë tërë vitit Organizata Turistike do të organizojë një seri të manifestimeve dhe aktiviteteve duke filluar nga Dita e Ulqinit, festat e 1.Majit e duke vazhduar deri në fund të muajit shtator më një qëllim të zgjatjes së sezonit turistik deri në tetor. Gjatë sezonit poashtu priten edhe grupe te gazetarëve nga vendet e ndryshme ku do te kemi mundesinë të bëjmë disa reportazhe dhe programe për Televizionet e huaja.
Hapja e zyreve turistike në Ulqin

Një çeshtje e rëndësishme e cila është aprovuar është edhe vendimi i hapjes së Birove Informativ ku Organizata Turistike në bashkëpunim me Sekretarijatin per Urbanizem dhe me Agjensionin për zhvillim (UPIN), ka caktuar lokalitet e këtyre birove gjegjësisht ka berë projektimin e tyre. Është vendosur që këto biro të jenë ne 4 lokacione dhe atë në hyrje të Ulqinit, afër Plazhit të vogël, në bulevard për Plazh të madh dhe në qendër të Shtojit.
>Duhet theksuar që të gjithë këto materijale duhet aprovuar edhe ne Kuvendin e Komunës së Ulqinit.

Shërbimi i Organizatës Turistike

2