Në kufirin Muriqan – Sukobin, kapen me 40kg droge dy femra – Video

February 26, 2013   | Rajoni / Region

Kufiri - Sukobin_MuriqanShkodër, kapen 40 kg canabis sativa, në pranga dy vajza

Manjola Lumnica dhe Isida Plumbi, kanë tentuar të trasportojnë 40 kg kanabis nga pika kufitare e Muriqanit drejt Italisë.

Pasi kanë mësuar destinacionin e vajzave, efektivët e policisë kanë dyshuar se si dy vajzat njëra nga Tropoja dhe tjetra nga Tirana, të pashoqëruara nga askush do udhëtonin drejt Venecias. Kjo gjë ka shkaktuar dyshimet e para tek efektivët e policisë kufitare ndërsa u kanë kërkuar dy vajzave më shumë shpjegime dhe i kanë futur në pikën e kontrollit. Pasi kanë nisur kontrollin brenda automjetit tip Fiat Multipla me targë AA 431 FP, uniformat blu kanë vërejtur spostime të dyshimta të pjesëve të plastikës në kroskodë. Menjeherë blutë kanë vijuar kontrollin me kamera të specializuara ku edhe kanë vërejtur pako të dyshimta me kanabis sativa. Pas kontrollit të imtësishëm të të gjithë automjetit, uniformat blu kanë sekuestruar 42 pako kanabis sativa në kroskodë dhe në pjesën e poshtme të parakolpit. Dy vjazat, Lumnica dhe Plumbi, janë arrestuar nga forcat e policisë ndërsa në dëshmitë e tyre përpara bluve kanë mohuar se kanë dijeni mbi sasinë e drogës të vendosur në automjetin e tyre.

Grupi hetimor dyshon se vajzat ishin paguar për të kryer transportin e drogës drejt Italisë.

Oranews
YouTube Preview Image