KK “Ulqini” në Kampionatin e Malit të Zi për Seniorë

March 9, 2013   | Shtypi / Mediji

Më 02.03.2013 u mbajt Kampionati i Malit të Zi për Seniorë, ku KK “Ulqini” u rendit në vendin e tretë në plasmanin gjeneral. Nga radhët e KK “Ulqini” u shpallën 2 nënkampionë në disiplinën individuale, ndërsa dy ekipet e vajzave u shpallën nënkampionë ne luftëra dhe kata. Po ashtu me medalje të bronzta u kurorëzuan 2 garues dhe ekipi i seniorëve në luftëra dhe kata.
Karate klub Ulqini

Nënkampione e Malit të Zi në luftëra individuale u shpallën Seida Suma +68kg dhe Hantije Ibroçi -68kg. Me medaljen e bronztë në luftëra individuale u kurorëzua Dardan Ceka -60kg dhe Albion Duraku -60kg. Ekipi në luftëra dhe kata i vajzave ishte i përbërë nga Seida Suma, Hantije Ibroçi dhe Antigona Rama, ekipi i meshkujve në kata ishte i përbërë nga Dardan Ceka, Petar Barlloviq dhe Edin Kraja, ndërsa në luftëra ekipore Petar Barlloviq, Dardan Ceka, Albion Duraku, Allmir Hajdari dhe Edin Kraja.