Këshillit të BI Ulqin i kthehet në shfrytëzim trolli i ish xhamisë së „Merasë“

March 15, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

SAMSUNG DIGITAL CAMERANë mbledhjen e mbajtur më 27.12.2012, Kuvendi komunal Ulqin ka marrë Vendimin mbi dhënien në shfrytëzim të patundshmërisë pa kompensim Këshillit të BI Ulqin nga parcela katastrale nr. 1406/2, e dedikuar për parking, të regjistruar në F.P. 604 KK Ulqin, pronësi e Malit të Zi – bartës i të drejtës së disponimit Komuna Ulqin, në sipërfaqe prej 1796 m². Kjo patundshmëri jepet në shfrytëzim pa kompensim deri me zgjidhjen përfundimtare të statusit pronësor të patundshmërisë në fjalë dhe vënien në përdorim për qëllim në përputhje me dokumentet e aprovuara urbanistike.
Parcela e Truallit e Baskesis Islame te Ulqinit_ish xhamia e meras.1

Në bazë të këti Vendimi, kryetari i KK Ulqin, z. Nazif Cungu dhe kryetari i Këshillit të BI Ulqin, h. Gazmend Dollaku nënshkruan Kontratën mbi dhënien në shfrytëzim të kësaj patundshmërie, në nenin e tretë të të cilit thuhet se „BFI Ulqin nuk guxon pa pëlqimin e KK Ulqin të ndërmarrë asnjfarë punësh ndërtimore apo të tjera në këtë patundshmëri, të cilat i tejkalojnë nevojat e mirëmbajtjes së patundshmërisë. BFI Ulqin obligohet që patundshmërinë në fjalë ta përdorojë në përputhje me qëllimin për të cilin është caktuar (parking).“
SAMSUNG DIGITAL CAMERA
Për ndryshe, kjo patundshmëri ka qenë pronë e BI Ulqin deri në vitin 1967, kur është nacionalizuar me Vendimin e Kuvendit komunal Ulqin nr. 03-209/2 prej 14.04.1967. Brenda parcelës ka qenë xhamia, e rreth saj varrezet. Me atë rast, janë nacionalizuar disa parcela, të cilan kanë përbërë një tërësi, dhe ate parcelat 45/244, 45/245 dhe pjesa e parcelës 45/319, në sipërfaqen e përgjithshme prej 3.544 m² (siç qëndron në Vendim), ndërsa sipërfaqja e vërtetë ka qenë 4.240 m². Pas asaj, xhamia është rrëzuar, ndërsa varrezet janë rrafshuar. Çdo gjë që është ndërtuar, është ndërtuar mbi varreze. Ka mbetur vetëm tyrbja e familjes Pulti, dhe ate mesiguri për shkak të bestytnive (nakleve). Sipas rrëfimeve gojore të të moshuarëve të cilëve iu kujtohet, kjo xhami ka patur një minare prej druri. Në këtë lokacion është pas ndërtuar stacioni i atëhershëm i autobusave, e cila është rrëzuar nga termeti i vitit 1979. Prej atëherëe deri sot shërben si parking.

Suad Ukoshata
Burimi: Monteislam.me