Afërdita Dreshaj, prej n’krah Shpatit te Granit Xhaka
Këtë javë ishte parë Xhaka duke postuar mesazhe dashurie nëpër profilet e këngëtarëve të estradës së Kosovës, por edhe të Rita Orës. Xhaka kishte postuar një mesazh pothuajse të njëjtë tek Afërdita Dreshaj, te Rita Ora dhe të Dafina Zeqiri me Altuna Sejdiu-Tuna.

Afërdita Dreshaj duket se nuk është e shqetësuar pas ndarjes me Shpat Kasapin. Pasi u argëtua me shoqërinë e saj, ajo ka filluar të jetë edhe më aktive në rrjetet sociale. Ajo ka filluar që të shkëmbejë mesazhe me futbollistin Granit Xhaka.
Afërdita është treguar shumë miqësore me futbollistin Granit Xhaka, shkruan Orainfo. Pasi ka postuar “tweetin” “Enjoying my hot relaxing tea..” ( Po e shijoj çajin tim të nxehtë, relaksues… ) te Granit Xhaka, ajo ka shpërndarë profilin zyrtar të futbollistit kosovar përmes profilit të saj në Twitter.
Në anën tjetër të njëjtën gjë e ka bërë edhe Xhaka.
Madje edhe Xhaka ishte njëri prej atyre personave që nuk po kërkon të lidhet vetëm me Afërditën.
Këtë javë ishte parë Xhaka duke postuar mesazhe dashurie nëpër profilet e këngëtarëve të estradës së Kosovës, por edhe të Rita Orës. Xhaka kishte postuar një mesazh pothuajse të njëjtë tek Afërdita Dreshaj, te Rita Ora dhe të Dafina Zeqiri me Altuna Sejdiu-Tuna.
Reagimi i parë ishte i Afërditës e cila kishte shkruar:
“Kujdes” ndaj Xhakës.
Afërdita edhe kohë më parë kishte shkëmbyer mesazhe me Xhakën, ndonëse ishte ende në lidhje me Shpat Kasapin, ndërsa çdoherë ka marrë përgjigje të ngrohtë edhe nga vetë futbollisti.
Në anën tjetër, gjatë një postimi në faqen e saj në Facebook, Afërdita Dreshaj ka bërë me dije se ajo ka marrë në duar menaxhimin e faqes së saj zyrtare, ku ka gati 250 mijë pëlqime.
“Vlerësoni dhe jam shumë e gëzuar që kam në ‘Fanpagen’ tim 242,849 Like! Ju falënderoj shumë! Ky fanpage tani do mbahet vetëm personalisht nga ana ime dhe më vjen mirë që do të jemi në kontakt për çdo pyetje që jeni të interesuar!”, ka shkruar Afërdita.





