Biblioteka e Ulqinit në gjendje të mjerueshme – Video
Biblioteka e Ulqinit e ndërtuar në zemër të qytetit në një sipërfaqe prej rreth disa arësh, objekti i shtëpisë së kulturës në të cilën gjendet Biblioteka e Ulqinit është në gjendje të mjerueshme, transmetojn mediat nga Ulqini.
Gjendja e mjerueshme në qendren e kultuës të Ulqinit nuk është një risi.
Askush nga zyrtarët komunalë të komunës së Ulqinit nuk e di nëse ky objekt – nën kulmin e të cilit veprojnë shtëpia e kulturës, biblioteka, ansamblet e qytetit, shkolla e muzikës, Radio Ulqini etj, – do të rinovohet apo do të mbesë kështu në meshirën e dikujt.
Fondi i librave dhe i gjithë materiali e inventari i Bibliotekës së Ulqinit rrezikohet seriozisht nga uji dhe lagështia që rrjedh nga tavani i godinës së kësaj biblioteke.
Udhëheqësja e Bibliotekës, Ardita Rama, thotë se për këtë problem i ka njoftuar me shkrim të gjitha strukturat përgjegjëse, përfshirë kryetarin e Këshillit Drejtues dhe drejtorin e Qendrës së Kulturës, në kuadër të së cilës funksionon kjo bibliotekë, kryetarin e Komunës së Ulqinit, kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, si dhe sekretariatet kompetente pranë Komunës, por deri tani nuk ka marrë kurrfarë përgjigjeje, njoftojn mediat nga Ulqini.
Shtëpia e Kulturës për momentin është funksionale, e çka do bëhet në të ardhmen me të, a do të rinovohet apo do të mbesë kështu si eshtë, nuk dihet, sepse kjo mvaret nga Asambleja komunale e Ulqinit dhe nga ministria perkatëse e Malit të Zi.
E që biblioteka i ka punët keq e pohon edhe video projekti dhe fotografitë, ku edhe përkundër kësaj, biblioteka e Ulqinit po mbijeton.
Sot biblioteka e qytetit të Ulqinit po përballët me mungesë librash, mungesë hapësire e mungesë buxheti.
Fotografitë dhe Video dëshmojnë më së miri gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet kjo bibliotekë që sot po këkon lëmosh.













