Shoqata ” Ana e Malit ” ndan mirnjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

March 19, 2013   | Bota

Shoqata  Ana e Malit ndan mirnjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare të GruasDitën e Shtundë, me 9 Mars 2013 në lokalin me pamje piktoreske “Vanderbilt” në Staten Island ( NY), Shoqata Shqiptaro – Amerikane ” Ana e Malit” organizoi mengjez pune dhe festiv për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Takimin e hapi kryetari i Shoqatës,z. Ismet Kurti i cili foli për rolin historik të gruas në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë.Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e femrave ,pjesëtare të komunitetit shqiptaro-amerikan në inkuadrimin dhe angazhimin e tyre në punën dhe veprimtarinë e  organizatave të diasporës,respektivisht në Shoqatën Shqiptaro-Amerikane” Ana e Malit”.
Një ndër qëllimet kryesore të këtij tubimi ishte mirënjohja e disa femrave të komunitetit shqiptaro-amerikan për punën dhe kontributin e tyre në diasporë apo në vendlindje.

Me këtë rast u dhanë mirënjohje :

1.  Kozeta Zylo , për kontributin e saj si mësuese,shkrimtare,
gazetare dhe bashkëthemeluese e Shkollës dhe televizionit shqip “Alba Life” në Staten Island si dhe aktiviste e dalluar e komunitetit shqiptar në New York me rrethe;
2. Hate Gjoni, për kontributin e saj të çmuar në arsimimin dhe edukimin e nxënësve të Shkollës Fillore ” Bedri Elezaga” në Katërkollë të Anës së Malit, për afër tre dekada me rradhë;
3. Yllka Ceka, për punën dhe shërbimet e saja shëndetsore, posaçërisht ndaj pjesëtareve të komunitetit shqiptar në Staten Island si dhe për aktivitetin e saj humanitar;
4. Etrita Ibroçi, për arritjet e saja profesionale si dhe për aktivitetin e dalluar në disa organizata të komunitetit shqiptaro-amerikan;Kurse mirënjohje për kontributin dhe punën ndaj Shoqatës “Ana e Malit”, posaçërisht në pregatitjen e fëmijve për pjesën e programit kulturoro-artistik që organizohet me rastin e 28 Nëntorit, iu dha Sulltane Gjekës.

Gjithashtu mirënjohje iu ndanë edhe disa vajzave të cilat me punën e tyre vullnetare ndihmuan viktimat e Uraganit “Sandy” vitin e kaluar në Staten Island. Këto vajza janë: Bajame Llolla, Adelina Gjeloshi, Adriana Gjeloshi,Suada Ceka dhe Edona Gjeloshi.
Në këtë takim ishte e ftuar edhe znj. Joan ( Xhoan) Gerenser, drejtore ekzekutive e organizatës “Eden II” në Staten Island.Organizata ” Eden II ” kryesisht merret me aktivitetete humanitare për fëmijtë me nevoja të veçanta.Znj. Gerenser foli për mundësinë e bashkëpunimit të organizatës që ajo përfaqëson dhe Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit”.
Vlen të përmendet se në këte organizim u plotësu Kryesia
( Bordi) i Shoqatës me disa anëtare të reja. Këto anëtare të reja të Kryesisë janë: Adriana Kallaba,Valbona Capri,Mina Salaj dhe Medina Capri.
Shoqata  Ana e Malit ndan mirnjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.1

Kjo është në vijën programore të Shoqatës e cila ka për qëllim angazhimin dhe inkuadrimin e gjinisë femrore në aktivitetet e saja. Gjithashtu, me këte rast u paraqitën një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të komunitetit,të pranishëm në këte takim, për punë vullnetare për aktivitetet e ardhshme të Shoqatës.

Programin e udhëhoqi aktivistja e komunitetit Medina Zaga, kurse për pjesën argëtuese të programit u përkujdesën këngëtari Valdet Luka dhe DJ SammyZ.

Shoqata Shqiptaro Amerikane”Ana e Malit” , falenderon të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi festiv si dhe të gjithë ata që përmes anëtarësisë apo kontributeve të tjera financiare,ndihmuan në mbulimin e shpenzimeve të këtij  evenimenti.

 

Shërbimi për informim i Shoqatës ” Ana e Malit”- New York
10 Mars 2013

Për më shumë Fotografi Kozeta Zylo Facebook

YouTube Preview Image