Arsimi poliglot me gjyshe nga Ulqini

March 21, 2013   | Lajmet / Vijesti

Arsim Berishe BigBrother Albania 6Në një rrëfim për suplementin tonë, këtë radhë vjen motra e Arsimit, Arbëresha, e cila tregon fëmijërinë dhe adoleshencën e vëllait të saj.
“Arsimi është lindur dhe rritur në Prizren dhe flet bukur gjuhën shqipe.

Gjyshja ime e lindur në Ulqin, e rritur në Tiranë dhe e martuar në Kosovë, e ruante me xhelozi gjuhën e pastër shqipe dhe na mësonte edhe ne nipërve dhe mbesave të flitet drejt, pastër e mirë dhe të tingëllojë bukur ashtu si është”, thekson Arbëresha. “Ne jemi dy motra dhe vëlla të vetëm kemi Arsimin, por asnjëherë përkëdheljet nuk kanë qenë të rezervuara veç për të. Po e them pa modesti, babai çdo herë na ka privilegjuar ne gocave e veçanërisht mua. Tek Arsimi ama asnjëherë nuk kemi vërejtur ndonjë shenjë xhelozie, por kësaj dashurie ia shtonte edhe bukurinë me kujdesin dhe gatishmërinë që të ishte në shërbimin tonë. Është natyrë e bukur dhe i ndjeshëm, e këtë e ka trashëgim nga babai. Që në fëmijëri është shquar për urtësi dhe maturi, në mësime ka qenë shembullor. Në përfundim të shkollës fillore është shpallur ndër nxënësit më të dalluar nga të gjitha shkollat e qytetit dhe si shpërblim fitoi një udhëtim në Gjermani, përveç dhuratave dhe mirënjohjeve. Arsimi karakterizohet me aftësinë e të krijuarit shoqëri kudo që shkon, sepse është modest dhe ambientohet lehtë. Si rezultat i kësaj ka një shoqëri të gjerë, normalisht asnjëherë s’ka anashkaluar familjarët. Shquhet për xhentilesën dhe humorin e ëmbël që ka. Ka aftësi për gjuhë të huaja dhe shkruan e flet rrjedhshëm anglishten, por flet bukur edhe turqishten, kroatishten e gjermanishten, ndërsa së fundi ka mësuar edhe spanjishten. Në aspektin profesional karakterizohet nga përgjegjësia në punë dhe aftësia e të përvetësuarit të detyrës së marrë. Ai ka ushtruar detyrën e menaxherit regjional në Rrafshin e Dukagjinit, për llogari të kompanisë amerikane të sigurimeve AIG. Aktualisht punon në një organizatë joqeveritare si menaxher i logjistikës dhe njëkohësisht punon si artist fotografie. Ndërkohë që brenda spektaklit ajo thotë se Arsimin e karakterizon sinqeriteti dhe e vërteta. “Brenda spektaklit e shoh shumë origjinal si në jetën e përditshme, i qetë, i matur, jo konfliktual, me plot batuta dhe barsoleta, shumë i informuar, por pret kohën e duhur të shfaqet. Me sa kam vërejtur, nominimi i Anaidit e ka mërzitur shumë, sepse edhe vetë ka thënë se nuk është natyrë që ndëshkon dikë pavarësisht rrethanave, ndihet në siklet të madh dhe më dhimbset. Ashtu si është prezantuar, mua më bën të ndihem krenare, e dua shumë, më mungon dhe i uroj nga zemra suksese”, përfundon Arbëresha Berisha, motra e Arsimit.

Panorama