Perurimi i librit te Ali Gjeçbritaj ne Kraje

March 21, 2013   | Kulturë / Kultura

Perurimi i librit te Ali Gjebritaj ne KrajeBotohet libri ”Shkolla në Krajë 1929-2009” i autorit Ali Gjeçbritaj

Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i Ali Gjeçbritajt ”Shkolla në Krajë 1929-2009”. Në libër autori jep dëshmi të filleve të arsimit bashkëkohor në Krajë dhe të dhëna shumë interesante për zhvillimin e arsimit në Krajë në përgjithësi.

Botohet libri Shkolla në Krajë 1929-2009 i autorit Ali GjecbritajNë një mënyrë studimore pasqyrohen të dhënat themelore për regjionin e Krajës, mësimdhënësit që kanë punuar ndër vite si dhe personalitetet e njohura shqiptare të cilët kanë dalë nga Kraja. Librit ia shtojnë vlerën dokumentet arkivore të publikuara si pasqyrim i realitetit kohor, të cilat e ngrejnë librin në nivelin monografik.

I shkruar me një gjuhë të thjeshtë, libri “Shkolla në Krajë 1929-2009” shumë lehtë do të mund të ndahej në gjashtë kapituj, mirëpo për shkak të përmbajtjes kronologjike të ngjarjeve dhe mësimdhënësve që u angazhuan në shkollën shqipe të Krajës, libri përbën një tërësi të thukët gjithëpërfshirëse dhe si i tillë paraqet një model të ri të qasjes së problematikës së zhvillimit të arsimit në përgjithësi.

Bibliotekat do të pasurohen pa dyshim me një libër të ri, ndërsa studiuesit do të gëzohen me fondin e ri të të dhënave të paraqitura në këtë vepër, ku gjithsesi dokush do të gjejë shumëçka të vlefshme. Botimi i librit është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.

 

Kohapress