Ngjarja në Dinoshë – Studio e Hapur – Video Tv Boin
Përplasje mes shqiptarësh në Dinoshë për varreza
Dinoshë, Tuz, 22 mars – Incidenti që ndodhi muajin janar në Dinoshë, pran Kishës Katolike të Shën Mhillit dhe varrezave që ndodhën aty, po vazhdon të përshkallëzojë. Ngjarja e re, situatë e zymtë, nisi natën në mes 19 dhe 20 marsit, kur persona të panjohur lëvruan tokën jashtë varrezave të rrethuara dhe kështu bllokuan qasjen te varrezat, raportoi Malësia. Kjo duket u bë nga po të njëjtit që protestuan në janar dhe po protestojnë nga dje pran varrezave.
Një grup, vendës të Dinoshës, të besimit islam, protestuan dje dhe vazhdojnë dhe sot duke bllokuar rrugën që çon te hyrja e varrezave. Kjo, sipas tyre, me qellim për të ndaluar familjen Lulgjuraj të pranojnë ngushëllimet pranë varrezave, në Kishën e Shën Mhillit, që kishte vdekur në SHBA, me arsyetimin se familja Lulgjuraj aty nuk i ka varrezat familjare dhe se nuk janë vendës, prandaj dhe e kanë të ndaluar të pranojnë ngushëllimet aty.
Arkivoli me trupin e të ndjerës Lulgjuraj nuk është lejuar të futet në Kishë.
Gjendja ishte mjaft e tensionuar dhe në frikë që situata mos të dalë krejtësisht kontrollit, kur banorë nga të dy besimet nuk lëviznin, njëra të futej në kishë me kufomën, tjetra të mos i lejojë. Rreth mesnatës policia përdori shkopinjtë për të hapur rrugën, e cila ishte e bllokuar që dy ditë.
Ishin rreth 20 veta, kryesisht të rinj, të cilët nuk pranuan të largohen edhe pas marrëveshjes e cila u arrit në mes të përfaqësuesve të Qeverisë, kryeqytetit dhe vendësve që po protestonin dhe familjarëve të së ndjerës Lulgjuraj. Ndërkohë familjarët Lulgjuraj kaluan në drejtim të varrezave dhe vendosen arkivolin brenda në Kishë.
Funksionari i UDSH-së dhe ish-ministër i pakicave, Hamdi Hasani, iu drejtua vendasve që të mos ngrijnë tensionet dhe të tregojnë se shqiptarët nuk ndahen në baza fetare, ashtu siç disa duan të na shohin.
Hasani më herët kërkoi nga protestuesit të largohen nga rruga dhe të lejojnë që familjarët të vendosin arkivolin me trupin e të ndjerës në kapelën e varrezave. Ai iu sqaroi vendasve se në negociata është propozuar që të premtën të lejohet pranimi i ngushëllimeve dhe kryerja funeralit, kurse të hënën përfaqësues të Komunës urbane të Tuzit, bashkësisë lokale dhe përfaqësues të Dinoshës të bisedojnë me administrues të kryeqytetit për të gjetur një zgjedhje në lidhje me këtë problem. Megjithatë deri me tani, protestuesit vendas nuk pranuan propozimin.
Koha Net
Që ta keni më të qartë se për çka është fjala, shikoni materialin e përgatitur nga TV Boin.





