Gezuar Pashket – Unioni Demokratik i Shqiptarëve

March 31, 2013   | Anketë / Anketa

Gezuar Pashket - Unioni Demokratik i ShqiptarëveURIME PËR PASHKË

Me rastin e Pashkëve kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve , z.Mehmed Zenka , në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon të gjithë besimtarët katolikë , duke iu uruar shëndet të mirë , gëzime familjeve dhe lumturi në jetë.

Shqiptarët i kanë festat të përbashkëta pasi janë komb me tri fe. Cilado festë fetarë te shqiptarët është edhe festë kombëtare sepse përparimi i kombit është edhe obligim fetar.

Uroj që në zemrat tuaja të ndodhë ringjallja e zemërgjerësisë dhe tolerancës , në shpirtin tuaj dashuria dhe respekti ndaj shoqi shoqit , në mendjen tuaj e mira dhe e drejta .

Me shëndet dhe zemër të mirë Pashkët.