Vujanoviq ka rreth 8 mijë vota më shumë se Lekiq

April 8, 2013   | Politika

vujanovicPodgoricë, 8 prill 2013 – Ndonëse në shtabin zgjedhor të Miodrag Lekiqit nuk duan të pranojnë dhe të gjithë presin rezultatet e Komsioni shtetëror zgjedhor, duket se kandidati presidencial i DPS Filip Vujanoviq megjithatë ka një avantazh të paarritshëm kundrejt kundërkandidatit Miodrag Lekiq. Sipas portalit “Analitika”, analizat e para të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi tregojnë se në rezultatin tejet të ngushtë ka ndikuar bojkoti i Partisë Socialdemokratike dhe diçka numri më i vogël i vituesve nga radhët e minoriteteve, pavarësisht faktit se votat nga Rozhaja, Plava dhe Ulqini i kanë sjellë Vujanoviqt vota vendimtare. Nga ana tjetër Lekiq ka marrë pothuajse dy mijë vota më tepër nga e gjithë opozita në zgjedhjet e kaluara.
Ajo që momentin duket e qartë: Filip Vujanoviq është në avantazh me gati tetë mija vota në krahasim me kundërkandidatin Miodrag Lekiq. Sipas shënimeeve, në bazë të votave të numeruara Vujanoviq ka marrë 162.015 vota, kurse kundërkandidari i tij Lekiq 154.242 vota.

Kosova com