Duhet të intensifikojnë bashkëpunimin Prishtina dhe Ulqini

April 19, 2013   | Politika
Besnik Tahiri_Nazif CunguKryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri ka pritur në një takim të veçantë kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungun, njëherësh kryetar i partisë Forca e Re Demokratike dhe ish-nënkryetarin e Komunës Xhudi Cakuli.

Tahiri fillimisht ka falënderuar Cungu për vizitën dhe urimin e dërguar në emër të partisë që ai drejton me rastin e zgjedhjes së tij kryetar i degës dhe kandidat për Prishtinën.
Cungu u ndal në veprimet që ai dhe forca politike e cila qeverisë me Komunën e Ulqinit kanë ndërmarrë me qëllim realizimin e reformave dhe zhvillimin e kësaj komune.
Cungu ka thënë se që ardhja e tij në krye të komunës ka konstatuar një numër të madh të sfidave esenciale.Ndërkaq, kryetari i degës dhe kandidati për Prishtinën, Besnik Tahiri u interesua për praktikat e mira që mundësojnë forcimin e legjitimitetit të qeverisjes si dhe zgjimin e interesit qytetar në lidhje me rolin e komunës dhe përfshirjen e tyre në këto procese.
Në këtë takim është përmendur edhe roli i kryeqyteteve siç është Prishtina dhe Tirana në avancimin dhe konsolidimin komunave shqiptare në vendet përreth si në aspektin intelektual po ashtu dhe atë ekonomik e zhvillimor.

Tahiri dhe Cungu konstatuan se është nevojë që dhe më tutje të intensifikohet bashkëpunimi, në fushat me interes të përbashkët, në nivelin e adresimit të çështjeve që ndërlidhen me problemet e pushteteve lokale.
Ishte dakordim i të dyve që dhe më tutje të punohet në bashkëpunimin ndërpartiak në mes Forcës së Re Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për unifikimin e spektrit politik ndër-shqiptarë.

EPOKA E RE