Prezantohet oferta turistike e Ulqinit në Prishtinë

April 19, 2013   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Sajam u PristiniPanairi i Prishtinës (17-19.04)
Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit është duke marrë pjesë në panairin e 10 ndërkombëtar të turizmit në Prishtinë i cili po mbahet në pallatin e rinisë. Panairi filloi sot ne ora 11.00 ku fjalen pershendetese e kishte kryetari i Komunës z.Nazif Cungu. Në këtë panair në të cilin janë prezent shumë ekspozues nga vende të ndryshme nga regjioni, Organizata Turistike ka siguruar një stendë prej 30m2 për të gjithë afaristët e Ulqinit në mënyrë që të bëhet ekpozimi i materijalit promovues dhe shkëmbimi i kontakteve me afaristë dhe agjensi të ndryshme turistike nga Kosova. OT poashtu ka bërë publikimin e katalogut per akomodimin e hoteleve dhe atij privat edhe në gjuhën shqipe dhe një video të shkurtër me disa fotografi të qytetit për të gjithë të interesuarit nga Kosova.

Me qëllim të një promovimi më të mirë të ofertës turistike për sezonin 2013, delegacioni i Ulqinit në krye me Kryetarin e Komunes z.Nazif Cungu, nenkryetarin Xhaudet Cakulin dhe kryetarin e Kuvendit Milazim Mustafen ka mbajtur sot një press konferencë në hotelin Swiss Diamond për të gjithë medijat e Kosovës ku prezente ishin televizionet nacionale si dhe gazetat sic jane: RTK, RTV21, Koha, Klan Kosova, Zeri, Bota Sot, Koha Ditore, Kosova Press, Radio Dukagjini, TV Rrokum, shumë agjensi turistike nga Kosova, Biznis Alijansa e Kosovës në krye me Agim Shahinin, drejtori i lidhjes Turistike të Kosovës z.Shkëlzen Riza si dhe drejtori i sekretarijatit turistik te Shqiperise. Pas press konferencës për të gjithë të pranishmit ka vijuar një koktej ku me këtë rast kemi shprehur edhe kënaqesinë për prezencën dhe respektin e miqëve tanë nga Kosova. Duhet permendur qe koktejin ne kete hotel finansijarisht e ka perkrahur firma TB INFINITY ne kuader te se ciles punon stacioni i autobusave ne Ulqin. Prej afaristëve të Ulqinit që kanë vendosur të bëjnë promovimin e ofertës së vet turistike ishin Rivijera e Ulqinit, hotelet Otrant, Mediteran, Albatrosi, Htp Plazhi i madh, firma Giovanni trade agjensite Mcm Travel, Arlind Tours si dhe shumë të tjerë.

Shpresojmë që me këtë angazhim që Organizata Turistike ka bërë gjithnjë në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit ka arritë sa do pak që numri i turistëve nga Kosova të jetë më i madh se sa vitin e kaluar i cili ishte 25.381 turistë që kanë realizuar 211.195 fjetje.

Sherbimi i Organizate Turistike