Kompania Dahlem në Ulqin prezantoi studimin e projektit për 24 milionë Euro

April 22, 2013   | Shtypi / Mediji

DAHLEM (Consulting Engineers, Essen, Germany)Ulcinj MontenegroKompania Dahlem ka prezantuar studimin e fizibilitetit të projektit të furnizimit me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Ulqinit

Për infrastrukturën e re duhen 24 milionë Euro
Ulqini ka potencialet më të mëdha zhvillimore në nivel të Malit të Zi dhe fillimi i zhvillimit të vërtetë nuk ka mundur të paramendohet pa realizimin e projektit të furnizimit me ujë, kanalizimit dhe trajtimit të ujërave të zeza, ka thënë dje në prezantimin e studimit të fizibilitetit të atij projekti, të cilin në hotelin “Dolcinjo” e ka përgatitur kompania gjermane Dahlem. Ky është një prej projekteve më të rëndësishëm i cili punohet për komunën tonë. Ne na vjen keq që nuk jemi përfshirë më herët në shfrytëzimin e mjeteve të KFW bankës, e cila me 487 mijë Euro e ka financuar studimin dhe me mjetet e të cilës do të financohet projekti. Duke pasur parasysh që tash e kemi atë mundësi mjetet prej 24 milionëve paraqesin një investim të vërtetë i cili do të garantojë një zhvillim cilësor të komunës, posaçërisht të turizmit, degë kjo ekonomike e cila është e rëndësishme jo vetëm për Ulqinin, por për tërë Malin e Zi, ka thënë Cungu.

Kujtojmë, në fillim të vitit Komuna e Ulqinit iu bashkua Vodakomit e me këtë ka fituar të drejtën që KFW banka të dhurojë dhe kreditojë Projektin e përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit. Para kësaj në mars të këtij viti, në Ulqin ka qëndruar eksperti të cilin e ka angazhuar kjo bankë që të bëjë vlerësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit. Studimi i tij ka dëshmuar që për ndërtimin e sistemeve cilësore të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza, nevojitet një investim prej 25 milionë Euro, që do të sigurohen përmes kredisë së bankës. Realizimi i projektit në teren do të zgjasë dy vjet. Duke prezantuar studimin udhëheqësi i projektit Tomas Nojgebauer ka thënë se ai bazohet në supozime realiste dhe duhet të harmonizohet me nevojat reale të Komunës së Ulqinit si dhe me planin hapësinor i cili aktualisht është duke u hartuar. Nojgebauer i ka informuar pjesëmarrësit e punëtorisë me mungesat në fushën e furnizimit me ujë dhe me zgjidhjet ideore t[ cilat do të inkorporohen në projektin e ardhshëm. Drejtori i asaj kompanie për projektet jashtë vendit Uve Moshage ka prezantuar rrjetin e ardhshëm të ujërave të zeza dhe mënyrën se si do të trajtohen në fabrikë, ndërtimi i të cilës gjithashtu planifikohet. Përveç ekspertëve nga kompania Dahlem, në prezantimin profesional kanë marrë pjesë përfaqësuesit e qeverisjes lokale, Vodakomit, NP ujësjellës dhe kanalizimit si dhe përfaqësuesit e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE