Cungu takon ministrin e ekonomisë në Republikës së Kosovës z.Besim Beqaj

April 23, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nazif Cungu_Besim BeqajKryetari Cungu priti në takim ministrin e ekonomisë në Republikës së Kosovës z.Besim Beqaj

Gjatë një vizite në Mal të Zi, delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministri i ekonomisë në Republiken e Kosovës z.Besim Beqaj vizituan komunën e Ulqinit, ku u takuan me Kryetarin e komunës z. Nazif Cungu dhe bashkpunëtorët e tij të ngusht.
Ministri Beqaj duke falenderuar kryetarin Cungu për pritje, e njoftoi ate me viziten që delegacioni Kosovar ka pasur gjatë ditës së sotme në Podgoricë me ministrin e ekonomisë dhe ministrin e transporteve në qeverin e Malit të Zi për të diskutuar lidhur me mardhëniet e këtyre dy shteteve në fushen e bashkpunimit ekonomik, transportit dhe në fusha të tjera relevante.
Duke duke shprehur interesin e ndërsjellt në mes të këtyre dy vendeve, ministri u shpreh i bindur që mbrenda një kohe shumë të shkurter do të nënshkruhet një marveshtje bilaterale në fushat e lartpërmendura.
Më pas ajo foli për përparimet e shtetndërtimit të Kosovës si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtem. Shteti i Kosovës është duke punuar intensivisht në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, forcimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe se Kosova është e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme si rrugë e përshpejtimit të integrimeve euro-atlatnike. Në këtë frymë është edhe marrveshja e cila u nënshkrua ditëve të fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë u shreh ministry Beqaj.

Kryetari Cungu falenderoi delegacionin nga Kosova për viziten që rezervuan në qytetin e Ulqinit dhe njëherit vlersoi lartë rëndësin e bashkpunimit të Republikes së Kosovës me Malin e Zi, ku përfituesit më relevant të këtyre bashkpunimeve janë kryesisht shqiptaret në Mal të Zi.
Ai e njoftoi ministrin Beqaj për gjendjen e përgjithshme në komunën e Ulqinit ku përkundër shumë vështirsive në rrafshin financiar, administrata lokale e Ulqinit po punon intenzivisht në hartimin e planeve strategjike për zhvillimin e qytetit, të cilat do të jenë edhe parakusht për investime të reja.
Nazif Cungu_Besim Beqaj.1
Gjatë ditëve të fundit Kuvendi Komunal i Ulqinit ka aprovuar vendimin e ri për taksat e ndërtimit, dokument i cili do të bëjë kthesë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Ulqinit dhe me stimulimet e veta do t’u ofrojë investitorëve shansë që të ndërtojnë objekte të rinj me kushtet më të favorshme në krahasim me të gjitha komunat tjera në bregdetin e Malit të Zi por edhe më gjërë.
Me këtë rast kryetari Cungu ftoi bizneset kosovare që të investonë në Ulqin.
Poashtu ai njoftoi delegacionin Kosovar edhe për pregaditjet e komunës së Ulqinit për këtë sezon turistike. Ai tha se vitin e fundit janë bërë shumë investime në infrastrukturë të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e ofertes turistike.

Ai poashtu shftytëzoi rastin të shpreh mirnjohjet më të larta ndaj Kosovës për ndihmesen e dhënë në arsimin e shqipëtarve në Mal të Zi. Bashkpunimi në fushen e arsimit,kulturës,ekonomisë dhe shumë fushave të tjera do të ishte me interes për shqiptaret në Mal te Zi duke i bërë ato edhe urëlidhës në bashkpunimin e këtyre dy vendeve u shpreh kryetari Cungu.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE