Mbrëmje përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së Hafiz Ali Riza Ulqinakut
Njoftim për media
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Shoqata “Ora” do të organizojnë Mbrëmje përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së Hafiz Ali Riza Ulqinakut.
Hafiz Ali-Riza Ulqinaku është një figurë e shquar fetare-atdhetare, që i përket periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe që nderohet në të gjitha trojet shqiptare. Ai njihet si klerik dhe intelektual i shquar, studjues i apasionuar, mësues dhe edukator i nderuar i rinisë dhe i masave popullore, hartues e përkthyes i veprave fetare e shkencore. Me krijimtarinë e tij, Hafiz Ali-Riza Ulqinaku u përpoq ta ruajë dhe ta zhvillojë gjuhën shqipe, në një kohë kur ajo konsiderohej gjuhë armike.
Mbrëmja do të mbahet të premten, më 26 prill 2013, në orën 20:00, në mjediset e Qendrës Kulturore – Ulqin.
Ulqin, më 24 prill 2013





