Njëvjetori i vdekjes së Fuad Nimanit

April 25, 2013   | Lajmet / Vijesti

Fuad Nimani UlqinKumtesë   për  opinion

 

 

Një vit më parë u nda nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar , politikan i njohur i angazhuar në politikë qysh në fillimet e pluralizmit në Mal të Zi dhe kryetari i UDSH-së . Ndarja e parakohshme erdhi e rëndë për të gjithë , në radhë të parë për familjaret dhe të afërmit , por edhe për kolegët , bashkëpunëtorët të cilët e përjetuan përjetësisht .

 

Fuadi çdo herë DO TË KUJTOHET si  njeri me integritet shoqëror , koleg i përkushtuar  do të kujtohet për virtytet e rralla njerëzore , për përkushtimin e pasionit  dhe përgatitjes së brezave të cilët i brumosi më dashuri për vendin dhe popullin … Kujtimi i ndritur i Fuad Nimanit  do të ruhet për kontributin e madh dhe të pashembullt që dha në lartësimin e imazhit të shqiptarëve në Mal të Zi dhe përmirësimit të pozitës së tyre.

 

UDSH , KUJTON  DHE  DO  TË  KUJTOJË  PËRHERË  ME RESPEKT  TË  VEÇANTË  FUAD  NIMANIN  DHE  DO  TË  MBURRET  ME  SHËMBËLLTYRËN  E  TIJE .

 

 

 

Ulqin , më 25.04.2013

Kryetari i UDSH-së,

Mehmed  Zenka,d.v.

YouTube Preview Image