Ryanair fillon fluturimet per Mal të Zi

April 25, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Ryanair-à-MonténegroKompania më e madhe në botë e fluturimeve të lira (low-cost) Ryanair, ka konfirmuar fillimin e fluturimeve nga Podgorica për në Brisel dhe njëkohësisht ka hedhur në shitje biletat për këto dy destinacione, të cilat pritet të startojnë me 20 qershor të këtij viti. Ryanair , fillimisht do të startojë me 1 fluturime në javë, ndërsa cmimet fillestare që ka publikuar kompania në ëebsajtin e sajë zyrtarë janë 28,99  Euro për një drejtim apo 60.70 Euro për një biletë dydrejtimshe.

Ryanair është bërë transportuesi ajror numër një në Evropë duke ofruar çmimet e biletave më të lira tek të gjithë aeroportet më të njohura. Si rezultat i kësaj, 400 milion udhëtarë sot jetojnë në një distance kohore jo më shumë se një ore nga aeroportet Ryanairit.

Ryanair  është aviokompania lider në Evropë me çmimet më të lira

Ryanair  është kompani e cila operon me shitjen e biletave vetëm përmes internetit dhe sa më herët që të blihet bileta, aq më lirë kushton ajo. Biletat e kësaj kompanie vinë duke u shtrenjtuar me ofrimin e ditës së fluturimit.

Ardhja e Ryanair paraqet vendim historik jo vetëm për Aeroportin Ndërkombëtar të Podgoricës por për gjithë aviacionin civil në Mal të Zi. Ardhja e kësaj kompanie njëkohësisht paraqet një sinjal të fuqishëm për stabilitetin ekonomik e gjithashtu dhe politik të vendit. Gjithashtu është edhe shumë inkurajuese për të gjithë investitorët potencial që mendojnë të investojnë në Mal të Zi. Kjo edhe një herë paraqet përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Malit të Zi dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Podgoricës në liberalizimin e tregut dhe rritjen e konkurencës në tregun e aviacionit civil dhe gjithashtu të angazhuar në maksimum për ofrimin e kushteve sa më të favorshme për biznese dhe investime të jashtme.
Ryanair -MontEnegro

Aeroporti Ndërkombëtar i Podgoricës është kthyer në aeroportin më atraktiv në regjion, për lidhje të shumta me shumicën e qyteteve kryesore europiane.

Qeveria e Malit të Zi ka nisur përsëri bisedimet me shoqërinë ajrore “Ryanair” mbi nisjen e mundshme të fluturimeve nga Mançesteri , Londra, Barselona, Frankfurti,  Millano, Osloja dhe Shtokholmi për në Tivat gjatë këtij sezoni veror 2013 – 2014.

Qeveria e ka kthyer në prioritet sjelljen në Mal të Zi të kompanive ajrore që operojnë me kosto të ulët për të nxitur zhvillimin e turizmit.

http://www.ryanair.com/en