Libri me poezi “Gati u Harruem” i poetit Ibrahim Berjashi perurohet në Shkodër

April 26, 2013   | Kulturë / Kultura

GATI U HARRUAMShkodër/Ulqin – 26 prill- Shoqata e Artsitëve dhe Intelektualëve “ART CLUB”   Ulqin dhe Biblioteka “MARIN BARLETI” Shkodër, në mbrëmjen e së enjtes  para një auditoriumit  të përzgjedhur,artdashës dhe vllazëror,kanë peruruar vëllimin me poezi “GATI U HARRUEM” të poetit nga Kraja IBRAHIMM BERJASHI, i cili tash disa dekada jeton e punon në Ulqin.

Fillimisht, drejtori i Bibliotekës së Shkodrës, Gjovalin Çuni,foli mbi rëndësinë e bashkëpunimit me SHAI “ART CLUB” edhe prezantoi personazhin e veprimtarisë, duke u ndaluar në vëllimin me poezi të autorit Berjashi,një krijues me përvojë të gjatë letrare te shqiptarët në Malin e Zi.

Në këtë ndërlidhje, kryetari i SHAI “ART CLUB”, Ali Salaj veçoi traditën  dhe  deomosdoshmërinë e bashkëpunimit kulturor të dy qyteteve fqinje ,por në dy shtete.Dy oratorët hodhen ide konkrete bashkëpunimi në fushën e njohjes dhe afirmimit reciprok të krijimtarisë letrare midis në qyteteteve.

Shkrimtari dhe publicisti, Ibrahim Berjashi,pasi shprehu konsideratat për organizatorët edhe auditoriumin,nënvizoi se para 22 vjetëve , në cilësinë e kryetarit të SHAI “ART CLUB”për herë të parë kishte vizituar Shqipërinë,edhe në këtë kuadër Shkodra ka qenë e para edhe më e dashura, sepse, shtoi ai,prindërit tanë aq shumë edhe me plot mall na kishin folur për këtë qytet me vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore.

“Më erdh shumë keq, bibliotekën e gjeta në gjendje të mjeruar, me libra të djegura “për të çrrenjosur komunizmin”! Librin duhet ruajtur, pa marrë parasysh përmbajtjen dhe autorin.Tash shoh se, kjo “shtëpi” e librit qenka një model i vërtetë se si duhet të jetë një institucion i kësaj natyre”,- u shpreh poeti para publikut të pranishëm.

Ai permendi tri veprimtari kulturore – letrare mbarëkombëtare që me vite të tëra organizon edhe ka udhëhequr, si “Kalimerja poetike” me “Art Club” dhe “Dita e poezisë shqipe në Shas” me Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Festivalin e grave krijuese në kuadër të “Skenës verore” në Kala të Ulqinit.

“Unë, siç e ka nënvizuar edhe recenzenti Ramadan Musliu, kritik i spikatur bashkëkohor nga Prishtina,shpesh poezitë edhe tregimet për fëmijë i thur gegnisht, me metafora dhe leksik të përzgjedhur me funksion universal.Disi,ëmbël më ëmbël këndon shpirti, ndonëse i takoj brezit i cili që në ditët e para krijoi në gjuhën tonë standarde”,- u shpreh ai.

Poeti nga Ulqini shtoi se ,jam shumë i lumtur që në fillim të viteve `90-ta,në “Kalimerën poetike” patem ftuar tri poetesha nga Shkodra,Brikena Smajli, Ledia Dushi dhe Vjollca Osja, të cilat shumë shpejt u prezantuan edhe në Kosovë, edhe ekspozita e piktorëve nga Shkodra në Tivar,meqë në Qendrës së kulturës në Ulqin më thnënë se nuk guxojnë nga policia, kurse kolegët e tyre në Tivar përkrahen menjëherë idenë tonë edhe mirëpriten piktorët shkodranë!

Publiku I atëhershëm malazias ishte shumë kurreshtarë ta njohin artin  pamor që kultivohej në Shqipëri edhe Galerria e arteve moderne në Tivar u stërmbush nga vizituesit.

Berjashi falenderoi shumë bashkërenduesin e  seminarit shkencor “Shkodra ndër shekuj” në të cilin studiuesit nga “ART CLUB” kanë prezantuar kumtesat e tyre nga fusha e gjuhës, historisë, detarisë,etnografisë, foklorit etj.të cilat më vonë edhe janë publikuar në botimet e  Muzeut historik të Shkodrës.Quku ka bërë edhe një “mëkat” tjetër me ne,na ka dhuruar shumë libra edhe ne I kemi shpërndarë nëpër Ulqin, të pritura me aq dashamirësi nga ulqinakët,por edhe kosovarët, të cilët ende “nuk kishin arritur në Shkodër”.

Opinione:Poetja dhe studiuesja, Brikena Smajli: Tani sa i hodha një sy librit edhe ka kaq shumë Ulqin e Krajë në të, që e ban librin origjinal, të një fryme të dashtun për ne shkodranet, plotësue në ndjesitë që përcjell…

Mentor Quku:Sa e bukur po me duket  gjuha e autorit në poezitë e librit!Ju në Ulqin keni arritur shumë më larg se sa Shkodra.Keni takimet letrare, keni Panairin e  librit me një moshë më shumë se dhjetëvjeçare,I cili I mungon shumë Shkodrës.

Skulptori, Skënder Kraja :Të parët e mij janë nga Kraja.Nga kjo ndjenjë kam punuar falas bustin e Gjergj K. Skënderbeu që ndodhet para Shkollës së Krajës, të cilin e porositi Mehmet Bardhi.Unë ,këtu në Shkodër,në vitin 1993 kam organizuar ekspozitën e piktorit, po ashtu nga Kraja,por jeton e vepron në Ulqin, është një piktor I mrekullueshëm, ish- drejtues I SHAI “ART CLUB”. Më ka premtuar se sivjet do të sjell një grup piktorësh në Koloninë time në Velipojë.Po e pres.

Mbledhësi dhe studiuesi I folklorit,Ruzhdi Poda:Përgëzoj organizatorët për këtë takim.Veprimtarinë letrare, publicistike dhe organizative të z. Berjashi paksa e kam njohur edhe më heret.Unë e kam prejardhjen nga Ana e Malit e ndarë dysh, por shpirtërisht është një.Mendoj se SHAI “Art Club” dhe simotrat këtu në Shkodër duhet të merren edhe trashëgiminë kulturore, sepse “jemi duke munguar ne në kërkimet arkeologjike në Shasin antic, në Zues nuk kanë filluar ende”.

Të pranishmit, mysafirit I shtruan edhe pyetje tjera lidhur me krijimtarinë e tij letrare dhe publicistike.

 

Legjenda:GATI U HARRUEM