Astrit Mulaj sjell një super baladë me Gilin në Ulqin – Video

April 28, 2013   | Lajmet / Vijesti

Astrit Mulaj dhe giliKëngëtari i shumë hiteve shqiptare Astrit Mulaj do të vijë këto ditë me një super këngë të bukur, ku është gati edhe video e saj. Kjo këngë është në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Gili dhe është krijuar nga Ilir Berani, bashkëpunëtori i ngushtë i Astritit.

Kënga mësuam se do të jetë një baladë dhe videoklipi është realizuar në Ulqin. Astriti ka vite që jeton në Zvicër, por është nga Kosova, ndërsa cilësohet si një nga këngëtarët jo vetëm me zërin e ëmbël, por edhe i preferuar apo simpatiku i femrave.

Deri tani këngëtari ka realizuar 14 këngë dhe videoklipi që po vjen do të jetë i gjashti me rradhë. Astriti është një nga këngëtarët më të preferuar, jo vetëm në koncerte por edhe në dasmat shqiptare, ndërsa këngët e tij janë kthyer në hite të bukura shqiptare që i dëgjojnë të gjithë.

Mësojmë gjithashtu se këngëtari është duke u përgaditur edhe për albumin e ri, ku do ta sjellë atë nga fundi i vitit, dhe shumë shpejt do të jetë në Kosovë për të promovuar edhe këngën e re. Idea e këtij bashkëpunimi që po pritet me ëndje nga të gjithë, padiskutim se do të jetë një nga hitet baladë të kësaj vere që po vjen.

Gazeta Lajm