Ulqini vërshon nga eskursionet e nxënësve

April 28, 2013   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Ulqini sotKoha e mirë që po mbretëron po u shkon në favor nxënësve që vizitojnë Ulqinin, sepse për të gjithë ata, Ulqini është mjaft tërheqëse dhe atraktive me bukuritë dhe dhe vlerat e sajë.
Ulqini është dhe mbetet tërheqëse për ekspeditat dhe eskursionet shkollore. Gati të gjithë nxënësit janë në dijeni për vetitë,  bukuritë dhe karakteristikat që ka Ulqini.
Tradicionalisht, muaji maj është muaj që tërheq eskursionet e shkollave fillore dhe atyre të mësme, që viteve të fundit paksa e kanë anashkaluar Ulqinin, duke e zëvëndësuar në bregdetin e Shqipërisë apo ndonjë destinacion tjetër.

Megjithate, ditëve të fundit, sidomos në dekadën e tretë të muajit prill janë shtuar vizitat e nxënësve të shkollave fillore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosna dhe Hercegovina dhe viset tjera të Evropes, që mund të jetë sinjal se do të përsëriten vitet e mëparshme, kur në Ulqin vërshonin nxënësit e shkollave fillore në eskursionet e planifikuara në bregdetin e Ulqinit.