Muhamet Nika: Tragjedia e Tivarit
Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, komu – nistët me qëllim të ndaljes së kryengritjes gjithëpopullore që pritej të ndodhte në Kosovë, për tu shkëputur nga Jugosllavia, menjëherë, vendosen atje administratën ushtarake dhe mobilizuan me forcë re – grutë kosovarë që më parë kishin qenë atdhetarë të Shaban Polluzhës , për t’iu bashkangjitur, siç u thanë atëherë Ar – matës së Katërt në Istrën Sllovene që ishte e pushtuar. Rekrutët, marshimin e nisën nga Prizreni për të kaluar më pas nëpër Shqipëri deri në portin e Tivarit, prej atje, pritej që me anije duhej të shkonin deri në front… Gjatë rrugës për në Istra, pasi kishin arritur në qytetin e Tivarit , të gjithë rekrutët i masakruan në oborrin e ndërteses së monopolit të duhanit, të Ti – varit, pjestarët e Brigadës së Dhjetë Sulm – uese Malazeze. E gjithë kjo ishte bërë me paramendim…, vrasja ishte e tmerrshme, dhe vazhdoi edhe pas ekzekutimit te të mbijetuarve. Për të sjellë këtu, anatemën e ngjarjes, të asaj për të cilën pak flitet nga ne shqiptarët, po shkëpusim , atë që shk – ruan publicisti malazez Želko Millovć. Ai duke folë për rastin shprehej: “Ka pasurTi – varas, të cilët në mënyrë aktive kanë mar – rë pjesë në krim, por ka pasur në mesin e tyre që njerëzit e pa fat i kanë fshehur në shtëpitë e veta dhe në mullarët e sanës… Këtyre personave, familjarët e të shpëtu – arve me dekada iu kanë bërë vizita. Por në masakër morën pjesë edhe 10 tra shq – iptarë nga Ulqini, të cilët ishin luftëtarë të Brigadëe së Dhjetë…”?!!! Ndërsa politika shqiptare në Mal të Zi ose shqiptarët në Maltëzi, për tragjedinë e Ti – varit, fillimisht mbaj mend të jetë dëgjuar haptas, aty diku rreth vitit 1992, Kurse disa vite më pas , çështjen sërish e inicoi , z. Mehmet Bardhi si pyetje të deputetit në parlamentin e Malit të Zi, ndërsa si reak – sion në pyetjn e deputetit Bardhi, kryemi – nistri Gjukanoviq urdhëroi që të ngriten hetimet nga prokuroria. Ja se çfarë shkruhej në atë kohë për masakrën në letrën e hapur të z. Lekë Lulgjuraj të drejtuar presidentit malazias, Bullatoviq: “….Ushtarët malazez pas masakrës festuan me fjalët rrnoftë hakmarrja; kështu duhet bërë shqiptarëve”.Të plagosurve iu morën jetën me thika dhe mjete tjera të forta.Në të njëjtën kohë të gjithë kanë qenë të pla – çkitur. Një numër shumë i vogël, gjithsejt 18veta, arritën ta kapërcejnë murin dhe të shpëtojnë nga masakra. Shumicën e të vrarëve i kanë hedhur në det, ndërsa 483 persona i varrosën vendasit në varret myslimane në Tivar. Kjo masakër , vepër jonjerëzore dhe tragjedi për djelmoshat shqiptarë, më detyruan zoti kryetar që t’ju drejtohem me kërkesë …..të veni në levizje hetimet, të hapet arkivi e të vertetohen motivet e kësaj vepre kaq të shëmtuar dhe të zbu – lohen organizatoret e urdhëruesit e kësaj masakre të padëgjuar…“.Kështu shkruante , për gazetën Bujku të datës 14.02. 1992 , Lekë Lulgjuraj në letrën e vet dërguar kry – etarit të Malit tëZi, përkitazi me masakrën e shqiptarëve në Tivar më 1945. Letra e hapur edhe pse e dërguar nuk u botua nga mediat malazeze të kohës?!! Letra e hapur e Lekë Lulgjurajt publikuar në Bujku drejtuar Presidentit të Malit të Zi- M. Bulla – toviq Hipoteka e kësaj masakre nuk vazhdoi gjatë dhe për këtë u shkruan kujtime e studime të tëra, nga veteranë dhe studi – ues të ndryshëm që opinioni i lexuesve mirë i di, kështu që shkrimet mbi këtë temë nuk është se mungojnë, por ajo që më nxiti në shtjellimin e sërishëm të kësaj ngjarjeje është përndjekja që iu bë të shpëtuarve nga masakra e Tivarit nga el – ementët çetniko-partizanë, deri sa kaluan kufirin shqiptar gjat kthimit për në Kosovë dhe u hakmorën tmerrësisht duke i li – kuiduar si të ishin shtazë..Duke e ditur që përcaktimi i të mbijetuarve të masakrës nuk ishte ideologjikisht komunist, spiunët dhe çetniko-partizanët i kërkonin ata në shtëpitë e familjeve të rrethinës së Ulqinit që ishin dalluar si përkrahës, të Ballit Kom – bëtar. Nga kjo kohë si fëmijë , mbaj mend të më ketë trazuar fati i një të shpëtuari kosovar, diku nga Vitija e Gjilanit, për të cilin , kisha dëgjuar nga prindërit, se ruhej i fshehur nga familja e Ali Bajram Krajës, prej Rashtishës së Sipërme, në një mul – lar gjethi të improvizuar për javë të tëra. E kur“ hafija“ dyshohej se i ra në gjurmë.., familja Kraja e strehoi për disa muaj, në një vend tjetër, nën një gur, diku lart në mal, atje te Shkami i Sejnicës, që është në mes të malit të Rashtishës , mbi rrugën malore që të çon për Bojk. Disa dëshmitarë të kësaj kohe, dëshmo – jnë për shumë ndjekje e dredhi e marifete tjera, ndaj atdhetarëve të kohës nga Ana e Malit. Ndjekja iu besua, elementëve çetniko-partizanë…., atyre, që u shquan për vënien e kosovarëve nën thikë . Këta, kur arritën në Anë të Malit, në kuadër të akcionit“ Spastrimi“…, përdorën shumë marifete e dredhi , për t’i shtënë në dorë të gjallë të mbijetuarit e masakrës së Tivarit, mundësisht bashkë edhe me përkrahësit e arratisur të çetës balliste të Hasan Isufit. Pjestarët, e brigadës që bëri akcionin, të veshur( maskuar ) si kosovarë , shtireshin si të mbijetuar të masakres…,dhe kërkonin ndihmë, për tu lidhur, me ish- familjarët e arratisur bal – listë nga Ana e Malit .., mbase ballistët e arratisur, mund tu rrëfenin „Në besë“ vendstrehimet e atdhetarëve të Hasanit ,duke u treguar rrugën, që të mos binin në pritat e kufirit gjatë rrugës së kthimit për në Kosovë….?!!!Një masakër e bërë në kuadër të aksionit “Spastrimi” në Anës së Malit kundër elementëve ballistë, është edhe ai i kryer nga çetniko partizanët në Çapraj të Kravarit. Sipas disa dëshmive në këtë arradhë kishte edhe pjestarë partizanë nga Shqipëria madje edhe nga toskëria si dhe shqiptarë vendas të mobi – lizuar me dhunë.

DHUNA ÇETNIKOPARTIZANE DHE VRASJA E ATDHETARIT- SALUK XHAFA ME TË BIRIN…..
Dihet se ndikimi komunist , gjatë luftës së dytë botërore, në Anë të Malit, por edhe në Ulqin nuk ka qenë pothuajse fare i pranishëm. Në këtë kohë banorët e trev – ës u gjetën në anën e kundërt të lëvizjes komuniste dhe përcaktimi i tyre ishte këmbë e krye për Shqipërinë e Madh…. Flitet se ata e kishin për hatër, administr – imin shqip të kohs, të vënë nga italianët… Banorët, si asnjëherë tjetër, kishin pranuar të mobilizoheshin vullnetarisht në Çetën e Komandant Hasan Isufit. Tjetër nga kjo kohë, mbahet mend se Ushtarët Ana Ma – las të Hasanit, pasi në uniformen e vet ushtarake rreth qafe kishin ca shenja të kuq, në shenjë mburrjeje dhe përkledhje – je i quanin “Gushëkuqat e Hasanit…”- Kjo çetë nga anamalasit, përjetohej si ushtri e vet. Atyre u kish pëlqyer fortë, kryeko – mandanti ballist, Hasan Isufi, i cili në prezencën e tyre, vuri flamurin në kufirin e dikurshëm turk, te vendi i quajtur, Ul – liri i Egër në Ujmirë-Dobrovodë të Tivarit. E sidomos u kish mbetur si kujtesë në zemër, thënia e komandantit gjatë vënies së flamurit, kur ai ishte betuar, me fjalët: “Ti u kalbsh o bajrak aty ku unë të nguli …”?!!! Tjetër, ata si komunitet i skajshëm, ishin si duket bukur mirë të informuar edhe për aleatet e mundshëm të fuqive të mëdha, rreth zgjidhjes afatgjate e të drejtë të çështjes së kufijve të Shqipërisë . Kjo gjë shihet edhe nga një frazeologji popullore e asaj kohe, për të cilën thonin se, i “moçmi” kish thënë:”Shqipnia n’izgjet, Kosova n’salamet Ingliz Koman dar, kufini Tivar”….Zhvillimi i më vonshëm i ngjarjeve , pas Luftës së Dytë Botërore e këtej, në masë të madhe e bëri realite këtë profeci.. .Kurse kujtesa historike e saj edhe sot dëgjohet në këto anë. Por, ajo që ia vlenë të shkëputet nga kujtesa e ngjarjeve makabër të këtyre viteve, gjithqysh duhet të veçojmë përjetimin e banorëve të mëhallës së Çaprajve të Kravarit, cilët nuk po e dorëzonin lehtë, Salukun e Xhafës, njërin nga luftëtarët e Hasanit, bashkë me të birin të cilët nuk pranonin t’i gjuanin armë
Koha Javore





