Homazh në nderim të politikanit Fuad Nimani + Foto

May 1, 2013   | Opinione

Homazh në nderim të politikanit Fuad NimaniNjë vit më parë u nda nga jeta miku dhe shoku im i dashur Fuad Nimani. Fuadi ka qenë një ndër banorët e Kalasë tonë, dhe unë ndaj mendimin e të gjithë atyre të cilët kanë jetuar, dhe ende jetojn në Kala, se ai ka qenë një ndër figurat më markante të shekullit të kaluar. Pavarësisht se është dashur të shpërngulet nga Kalaja, pas tërmetit të vitit 79, ai gjithmonë ka mbetë “Kalali”, dhe asnjë herë nuk i ka ndërpre lidhjet me ne. Prandaj, të gjithë ne, më një piretet të posaçëm flasim për Fuadin, për Patin tonë. Ka kalur një vit nga ndrimi i jetës i Fuadit, dhe është mirë që shokët e ti nga UDSH janë kujtuar dhe e kanë shenuar këtë datë. Një respekt i veçantë për angazhimin dhe inicijativën e tyre. Dua ta citoj një fjali nga kumtesa e UDSH ” Fuadi çdo herë DO TË KUJTOHET si njeri më integritet shoqëror, koleg i përkushtuar do të kujtohet për virtutet e rrala njerëzore, për përkushtimin e pasionin dhe përgaditjes së brezave të cilët i brymosi më dashuri për vendin dhe popullin..Kujtimi i ndritur i Fuad Nimanit do të ruhet për kontributin e madhë dhe të përshembullt që dha në lartësimin e imazhit të shqiptarëve në Mal të Zi dhe përmirsimin të pozitës së tyre.” Prandaj, mendoj se shtë e tepërt ti shtohet më çdo gjë këti mendimi i shokëve dhe kolegëve të Fuadit.. Unë si shoku dhe miku i ti i ngusht, them se Fuad Nimani ka merita të mëdha për avansimin e popullit shqiptar në përgjithësi, por pasaçërisht tek ne këtu. Prandaj, mendoj se mledhja komemorative është dashur të mbahet në një sallë më të madhe, dhe në një nivel më të lart. Fuadi, nuk ka qenë vetum kryetar i UDSH. Fuadi ka qenë shumë më tepër, kryetar i Komunës së Ulqinit dhe Ministër në pushtetin e Malit të Zi. Të rallë jan ato të cilët jan ngritë kaqë lart, posaçërisht nga kombësia e jonë. Prandaj, është e tepërt të komentohet më, se ku ishin ato, të cilët është dashur të marrin pjesë në këtë mledhje përkujtimore e një personazhit dhe politikanit, siç ka qenë Fuad Nimani. Ne nga Kalaja, ku është rritur, dhe ku ka kaluar një pjesë të madhë të jetës Fuad Nimani, do ta kujtojmë përherë më respekt të veçantë, dhe kurrë nuk do ta harrojmë.

Ismet Karamanaga Facebook