Marrëveshje tregtare të Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Biznis Klubit Ana Malit

Aleanca Kosovare të Bizneseve dhe Biznis Klubit Ana MalitUlqin, 5maj – Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Biznes Klub Anamali, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit, me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit ndërmjet këtyre organizmave, njoftohet nëpërmjet një komunikate të AKB-së.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se kjo marrëveshje e bashkëpunimit do ta dërgon Kosovën dhe anën e Ulqinit, Vladimirit, Anës së Malit, Tivarit dhe të gjithë afaristet e kësaj ane në ngritjen e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, shërbimeve të prodhimit, të turizmit dhe transportit.

“E gjithë kjo është përpjekje e jona e vazhdueshme e përbashkët. Qytetarët tanë shqiptarë dhe ata jo shqiptarë të cilët janë në sezon të verës në Ulqin dhe në vendet e tjera që të kenë pranë vetes sa më shumë produkte kosovare, shërbime më të mira të qytetarëve, kompanive dhe operatorëve ekonomik të Malit të Zi, Ulqinit ndaj turistëve dhe qytetarëve Kosovarë, dhe njëkohësisht të rriten shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve tona”, tha Shahini

Kryetari i AKB-së shtoi, se kjo është përpjekje edhe nga viti i kaluar, ku kanë pasur “Javët e Biznesit Kombëtar” në të gjitha trevat dhe kjo ka shënuar rezultate të kënaqshme. Sipas tij sot  në disa markete të Ulqinit ka disa produkte të Kosovës.  Ai shtoi se kjo bënë që edhe më shumë të jemi më agresiv në marketing, në tregun e Ulqinit dhe ky bashkëpunim do të fuqizohet më shumë me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, sepse të gjitha lokalet afariste të Ulqinit kanë shprehur një gatishmëri të importojnë produkte sa më shumë nga Kosova dhe njëkohësisht të eksportojnë produktet e veta.

“Kosova dhe Mali i Zi, janë shtetet e vetme që Kosova ka bilanc pozitiv sa i përket eksportit. Ne më së shumti kemi eksport me Malin e Zi. Kjo vjen falë bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe presionit që kemi me mediat dhe qytetarët, dhe që jemi të pranishëm në këto treva”, tha Shahini. Ai shtoi se  kjo është një hap dhe hapat e tjerë  të jenë në vazhdimësi të përpjekjeve tona të përbashkëta për një bashkëpunim mes bizneseve të anës së malit dhe bizneset e Ulqinit.

Kabil Kurti, kryetar i Klubit të Biznesit të AnaMalit, tha se  kjo është një marrëveshje e nisur më herët, pasi që Ulqini ka qenë një vendpushim i shqiptarëve nga Kosova, por me ndërtimin e rrugës përmes Shqipërisë dhe u afruan këto dy vende, shumë më afër.

“Përmes kësaj marrëveshje, do të jemi ata të cilët do ti ofrojmë afaristëve kosovarë që produktet e tyre të cilat prodhohen në territorin e Kosovës, të ju mundësojmë që të lidhen me afaristët e Ulqinit për shitblerje më së afërmi”, tha Kurti ai shtoi se me fillimin e javëve të biznesit të viteve të kaluara kanë  pasur një mirëkuptim dhe kemi bërë mjaftë punë në panairet rreth produkteve shqiptare. “I thërras të gjithë bizneset kosovare që të ofrohen pranë bizneseve ulqinake që të lidhin kontrata që produktet e tyre në secilën sferë, të bashkëpunojnë”, tha kryetari i BKA-së.

Koha Net