Plazhi i Madh i Ulqinit, destinacioni më i lirë turistik për amerikanët

May 5, 2013   | Turizmi / Turizam

Plazha madhe Ulqin-mali i ziPortali amerikan që promovon turizmin bregdetar “Price of Travel” ka përpiluar një listë me 14 plazhe evropiane, ku turisti mund të kalojë më së liri. Ai ka bërë llogaritjen e çmimit për një javë qëndrim gjatë muajit korrik në hotele të kategorisë me tre yje, në pozicion të mirë afër detit. Janë llogaritur edhe çmimet e ushqimit, pijeve dhe gjësendeve të nevojshme për plazh, ndërsa çmimi i udhëtimit është lënë jashtë kësaj llogarie.

Më i liri në këtë listë del Plazhi i Madh i Ulqinit, në Malin e Zi. Ja si e përshkruan “Price of Travel” ofertën e Ulqinit:

Plazhi më i lirë: Plazhi i Madh afër Ulqinit, qytetit më jugor në malin e Zi, fiton pikë me plazhin më të gjatë (14 km) me rërë në bregdetin lindor të Adriatikut. Dhe, në krahasim me fqinjin e vet verior, Kroacinë, është dukshëm më pak turistik. Por, ky regjion është duke u zhvilluar, plazhi nuk do të jetë edhe gjatë kohë i pazbuluar nga turizmi masiv.

30.10 euro është çmimi në Appartments Villa Doctor, të rekomanduar nga portali i përmendur.

Ngjashëm qëndron puna edhe me Sarandën, në Shqipëri. Edhe pse ky qytet me gjirin e vet të bukur, me palmat dhe me rërën po pushtohet dita ditës nga turistët, ai ende është larg nga “sulmi” i turizmit masiv. Kjo ndodh edhe për faktin se pothuaj mungojnë fluturimet me çmime të lira për në Shqipëri. Por, kjo nuk do të duhej të paraqiste problem. Është një mundësi që të fluturohet deri në Korfuz dhe nga ky ishull, që nuk është më larg se tre kilometra, të lundrohet me traget deri në Sarandë. Hoteli i sugjeruar nga “Price of Travel” është “Blue Sky”, ku pansioni kushton 39.90 euro.

Krahas Ulqinit dhe Sarandës, ndër destinacionet turistike me çmime të lira që rekomandohen në këtë listë janë edhe disa plazhe në Bullgari, Rumani, Turqi, Greqi, Kroaci, Spanjë etj., transmeton albinfo.ch.