S. Muk: të pakënaqurit të tregojnë çka u është premtuar me marrëveshjen

May 7, 2013   | Rajoni / Region

Stevo MukPartia boshnjake, Partia liberale dhe FORCA duhet të tregojnë qartë se çka  u është premtuar me marrëveshjen e koalicionit me PDS , dhe çka nuk është plotësuar nga ajo , ka theksuar kryetari i Këshillit drejtues të insitututi Aleternativa Stevo Muk.

Partia Boshnjake ka theksuar se është e pa kënaqur me realizimin e marrëveshjes së koalicionit me PDS kurse Partia Liberale,  përkohësisht kanë dalë nga koalicioni për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes. Deputeti i FORC-ës, Genci Nimanbegu, ka theksuar se për momentin nuk ka hapa kualitativ përpara në respektimin e marrëveshjes për koalicion. Muk ka vlerësuar se duhet parë çka shkruan në marrëveshjen e këtyre partive me PDS. Ai ka theksuar se beson se këto parti politikisht drejtë kanë vlerësuar momentin me të cilin i paraqesin  kërkesat e veta , sepse , siç ka theksuar, është e pranishme  kriza  e koalicionit në pushtet.

TVCG