Danilloviq fton Partinë liberale,boshnjake dhe Forcën që ti bashkohen Frontit
May 8, 2013 | Ngjarjet - Events
Funksionari i Frontit demokratik Goran Danilloviq, ka ftuar partinë Liberal, partinë Boshnjake dhe Forcen që ti bashkëngjitën kësaj aleance politike, pasi që partitë kanë kumtuar se janë të pa kënaqura me respektimin e marrëveshjes së koalicionit me Partinë Demokratike të socialistëve. Partia boshnjake ka rekomanduar se është e pa kënaqur me realizimin e marrëveshjes së koalicionit me partinë demokratike të socialistëve , ndërkaq Partia liberale përkohësisht e ka shkëputur koalicionin për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes. Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu ka thënë se tani për tani nuk ka lëvizje kualitative në respektimin e marrëveshjes së koalicionit.
TVCG





