Organizata Turistike e Ulqinit merr pjesë në paniarin e Lukavacit

May 10, 2013   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Organizata Turistike e Ulqinit ne panairin e LukovcitRaporti nga panairi i Lukavacit (09 – 11.05. 13)

Ne panairin e 11.nderkombetar te Lukavacit Organizata Turistike e Ulqinit eshte duke marre pjese ne bashkepunim me Organizaten locale te Herceg Novit . Prezentimin e perbashket e ka perkrahur nje numer i madh i afaristeve si me materija promovues ashtu me prezencen e tyre. Nga subjektet turistike ne  stenden tone jane present hoteli Korali nga Sutomorja, Palace nga Petrovci si dhe Rivijera e Budves. Duhet permendur qe diten e par stenden tone e kane vizituar ambasadori i Malit te Zi ne BiH Dragan Gjuroviq dhe drejtori I Organizates Nacionale ne Sarajeve Faruk Caluk.
Organizata Turistike e Ulqinit ne panairin e Lukovcit.2

Diten e pare vizita ka qene mjaft e mire  dhe stenden tone te perbashket e kan vizituar nje numer i madh i agjensioneve turistike te cilet kane shprehur gatishmerine te bashkepunojne me afaristet tane. Me qellim te  nje promovimi me te suksesshem dhe te njoftimi me te mire diten e dyte kane qene prezent medijet e BiH sic jane TV i Kantonit te Tuzles, TV i Lukavacit, Radio Lukavac ku jane dhene disa intervista lidhur me oferten tone turistike. Per Ulqinin tregu i Bosnes eshte i rendesishem pasi qe viteve te fundit  turistet nga Bosna vijne ne numer shume te madh dhe ky panair i cili eshte njeherit edhe njeri nder me te rendesishmit ne kete region ka vertetuar faktin qe edhe kete vit turistet nga Bosna kane interesim te madh per qytetin tone dhe kane shprehur deshiren e tyre qe pushimet ti kalojne tek ne.

Vizitoreve te stendes sone i eshte ofruar nje numer i madh i materijalit promovues dhe deri ne fund pritet nje numer i madh i vizitoreve.

Sipas te dhenave te Monstatit vitin e kaluar Ulqinin e kane vizituar 7.240 turiste nga Bosna te cilet kane realizuar 61.385 fjetje por pritet qe kete vit ky numer te jete shume me i madh.

 

Sherbimi i Organizates Turistike Ulqin