Cungu u takua me drejtorin e drejtorisë për punë të inspeksionit z.Bozhidar Vuksanoviq

May 12, 2013   | Politika

Nazif Cungu-Bozidar VuksanovicKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe drejtori i drejtorisë për punë të inspekcionit Bozhidar Vuksanoviq me bashkëpunëtorët e tyre, janë takuar sot me qëllim të dakordimit të bashkëpunimit institucional që ka si objektiv sigurimin e një sezoni të suksesshëm turistik në këtë qytet.
Në takim është konfirmuar përkrahja e plotë logjistike e Komunës së Ulqinit dhe është harmonizuar koordinimi i përhershëm i shërbimeve lokale me Shtabin për përcjelljen e sezonit turistik, i formuar me qëllim të luftës më efikase në luftën kundër ekonomisë informale në fushën e turizmit. U ra dakord gjithashtu që sipas nevojës së inspekcionit të Drejtorisë për punë të inspekcionit të formojnë ekipe të përbashkëta me policinëlokale komunale në periudhën e aktivitetit të Shtabit për përcjelljen e sezonit turistik, i cili ka filluar nga puna që nga 1 maji dhe do të jetë aktiv deri me datën 15 shtator të këtij viti.
Më tej, si përfundim ka qenë edhe ajo që vëmendje e veçantë do t’i kushtohet dukurisë së tregut informal të punës, marrjes jo legale me tregti dhe ofrimit të shërbimeve të akomodimit, ofrimit të parregullt të shërbimeve në plazhe, zhurmës, si dhe kushteve shëndetësore – sanitare në objektet hoteliere.
Me gatishmërinë e përhershme të Drejtorisë për punë të inspekcionit në bashkëpunim me shërbimet e kësaj komune, do të punohet në luftën kundër konkurrencës jo lojale me qëllim të sigurimit të tregut të rregullt të punës dhe ofertës cilësore turistike të Ulqinit.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE