Me iniciativën e kryetarit Cungu është mbajtur takimi mbi zhvillimin e ardhshëm të kripores së Ulqinit

May 13, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Nazif Cungu mbi zhvillimin e  ardhshëm të kripores së UlqinitMe iniciativën e kryetarit të Komunës së Ulqinit, sot është mbajtur një takim me temën: zhvillimi i ardhshëm i kripores së Ulqinit.

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e pronarit të shumicës Eurofond, sindikatës së Kripores, Qendrës për mbrojtjen dhe studimin e shpezëve, NP për rritjen dhe mbrojtjen e  egërsirave të Komunës së Ulqinit dhe Ministrisë së punës dhe përkujdesjes sociale.
Nazif Cungu mbi zhvillimin e  ardhshëm të kripores së Ulqinit.1
Kryetari Cungu ka thënë që ky është edhe një takim në vargun e takimeve që kanë si objektiv hapjen e dialogut të të gjitha palëve të interesuara në lidhje me kriporen e Ulqinit dhe ka theksuar që është në interes të të gjithëve gjetja e një zgjidhjeje të përbashkët që do të jetë e qëndrueshme dhe do t’i kënaq të gjitha palët.
Përfaqësuesi i Eurofondit Bojsa Sotra i ka njoftuar të pranishmit që ata si pronarë të shumicës kanë bërë konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm të Kripores i cili parashikon vazhdimin e prodhimit të kripës por edhe një pjesë për vëzhgimin e zogjve, rezervuare për rritjen e peshkut, një pjesë për turizëm dhe rekreacion, terren golfi etj.
Nazif Cungu mbi zhvillimin e  ardhshëm të kripores së Ulqinit.2
Ai ka shtuar se përgatitjet për mbledhjen e sivjetme janë në vijim, që mjetet për mbledhje janë siguruar dhe se nuk do të ketë pushime nga puna të punëtorëve.
Përfaqësuesit e punëtorëve kanë shprehur shqetësimin për mos pagesën e kontributeve e posaçërisht të atyre që për këtë shkak nuk mund të gëzojnë të drejtën për pension të plotë.
Të gjithë të pranishmit kanë qenë dakord që është e domosdoshme të punohet studimi i mbrojtjes së Kripores i cili do të determinojë nivelin e mbrojtjes së kësaj zone.
Komuna e Ulqinit,
Kabineti i Kryetarit
Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE