U hap Foto Ekspozita ne kuader te projektit Marubi

May 15, 2013   | Kulturë / Kultura

Nazif Cungu inaguron Ekspoziten e Fografis ne kalaNe mbremjen e djeshme, ne muzeun e kalase u hap Foto-ekspozita “ Nje shekull fotografi – Ulqini dhe rajoni 1860-1950”, ne kuader te projektit “Marubi – nje model bashkepunimi mes Shkodres dhe Ulqinit” i finansuar nga Bashkimi Europian ne kuader te programit per bashkepunimin nderkufitar mes Shqiperise dhe Malit Zi.
Ambasadori Tonin Beci ne ekspoziten e Marubit ne kala

Ekspozita tregon 45 fotografi me motive personazhesh dhe panoramesh te rajonit nga fotografet e familjes Marubi, Rudolf Mosinger dhe Shan Pici si dhe disa akoma te paidentifikuara.

Inaugurimin solemn e benin Kryetari Cungu,  Ambasadori i Shqiperise ne Mal te Zi Tonin Beci, perfaqesuesja e Bashkimit Europian znj. Donata von Sigsfeld, drejtori i Qendres per Kulture Dr. Nail Draga dhe drejtoresha e muzeut Mileva Nikolaidis.

Falenderojme vecanerisht kolektoret lokal per kontributin e tyre me fotografi  per realizimin e ekspozites: Jusuf Lika, Dr. Ruzhdi Ushaku, Safet Cungu, Hasim Resulbegu, Cano Lazoja, Halil Ramusha, Ali Kasmi dhe Jozo Briskovic.
e ftuarja  e ekspozites ne kala-znj.Donata von Sigsfeld

Ftojme te gjithe te interesuarit, vecanerisht institucionet kulturore dhe shkollat, ta vizitojne ekspoziten dhe muzeun e qytetit pjeserisht te rinovuar.

Komuna e Ulqinit
Më teper Foto: Marubi project Shkodra Ulqini Facebook


Më teper Foto Ismet Kraramanaga Facebook