Kryetari Cungu takon abasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi z.Tonin Beci

Kryetari Nazif Cungu takon abasadorin Tonin BeciKryetari Cungu priti në takim abasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi z.Tonin Beci

Kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu me bashkpuntor të tij priti në takim abasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi z.Tonin Beci.
Kryetari Cungu falenderoi ambasadorin Beci për viziten e rezervuar në qytetin e Ulqinit dhe e njoftoi ate me gjendjen e përgjithshme në këtë komunë. Ai e njoftoj ambasadorin për aktivitetet dhe projektet e ndërmarra nga komuna e Ulqinit për pregaditjen e këtij sezoni turistik, për të cilin kryetari Cungu u shpreh optimist që do të jetë një sezon e mire turistike.

Në mes të tjerash ata diskutuan në lidhje piken kufitar të Sukobinës ku gjatë sezonit turistik ka një mbingarkesë e cila vjen si rezultat i mundësive teknike të kësaj pike kufitare. Poashtu diskutuan për mundësine e nisjes së procedurave që kjo pike e kalimit kufitar të shëndrrohet në pike për kalimin e mallrave. Me këtë rast kryetari Cungu i kërkoj z. Beci që këto çeshtje ti ngris tek institucionet relevante shtetit shqiptar.
NazifCungu-ToninBeci
Në këtë takim poashtu u diskutua edhe për mundësin e bashkunimit të Malit të Zi dhe Shqipërisë në thellimin e lumit Buna, vendosjese së linjës së trajektit Ulqin-Velipojë, mundësinë e kordinimit të aktiviteteve të përbashkëta për mbrojten nga peshkimi ilegal në lumin Buna, mundësin e ndërtimit të urës mbi lumin Buna, shfrytëzimin e përbashkët të airoportit të Gjadërit e kështu me rrallë.
Ndër temat e diskutimit në këtë takim ishte edhe ajo në fushen e arsimit lidhur me abetaren e përbashkët, regjistrimin e studentëve nga Mali i Zi në universitetet shqiptare si dhe për ratifikim e marrveshtjes për njohjen e drejtpërdrejt të diplomave, pa pasur nevoj për nostrifikimin e tyre.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE