Shoqata ORA – organizon Pranvera në Anë të Malit 23 – 26 maj 2013
23-26 maj 2013
10 vjet Bashkë
Programi:
E enjte, 23 maj 2013
Shfaqja e filmit dokumentar kushtuar 10-vjetorit të Manifestimit „Pranvera në Anë të Malit“
Ndarja e fletëfalënderimeve për sponsorët
Ekspozitë e fotografive “Pranvera në Anë të Malit ndër vite”
Koktej
(Shkolla fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë, ora 20.00)
E premte, 24 maj 2013
Shfaqja e monodramës “Johan Padan dhe Amerikat”
(Kalaja e Shasit, ora 20.00)
E shtunë, 25 maj 2013
Dita e sportit
Gara në vrapim (nisja nga qendra në Katërkollë, ora 09.00)
Turne në ping pong (Restoranti “Kristal”, ora 10.00)
Turne në shah (Restoranti “Diamant”, ora 11.00)
Turne në volejboll (Stadiumi në Shas, ora 11.00)
Turne në futboll (Stadiumi në Shas, ora 15.00)
E diel, 26 maj 2013
Dita qendrore e manifestimit
Gara në qitjen e pjatelës (në bashkëpunim me NP Ulqini për Ruajtjen dhe Kultivimin e Egërsirave) (Stadiumi në Shas, ora 8.00)
Tryezë e rrumbullakët “Trashëgimia kulturo-historike në funksion të zhvillimit të turizmit në Anë të Malit” (Restoranti “Shasi”, ora 11.00)
Vizitë në Qytetin e Vjetër të Shasit dhe në lokalitetin ku po zhvillohen gërmimet arkeologjike
(Ora 16.00)
Program kulturoro-zbavitës:
– Prezantim i etnografisë së Anës së Malit
– Muzikë popullore
– Lojëra popullore
– Ushqim tradicional
(Stadiumi i Shasit, ora 17.00)
Ju mirëpresim!






