Kriporja e Ulqinit përsëri në shitje

May 25, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Kriporja e UlqinitDrejtoria në falimentim e Kripores së Ulqinit “Bajo Sekuliq” shpalli sot tenderin e ri për pronën e kësaj kompanie me çmim fillestar prej 204 milion euro, 5 milion më pakë krahasuar me licitimin e mëparshëm i cili nuk pat sukses. Të interesuarit për blerjen e pronës s Kripores ofertat mund ti paraqesin deri me 18 qershor. Blerësve potencial u ofrohet prona e pa tundshme si dhe  pajisjet teknologjike dhe të zyrave, makineria ndërtimore dhe mjetet transportuese. Të drejtë pjesëmarrje në këtë licitim kanë kompanitë vendase dhe të huaja por edhe individ të cilët do të paguajnë depozitin 1 % nga çmimi fillestar.

TVCG