Aksident i rend ne bulevardin Teuta

May 26, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

sabracajni udes na bulevaru teutaGjithçka ndodhi kur një person ka humbur drejtimin e automjetit të tipit BMW dhe ka goditur një shtyllë ndriçimi në bulevardin ”Teuta”.

Një aksident trafiku ka ndodhur mbremë në ora 21:25 në bulevardin Teuta në Ulqin, ku dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë një djalë dhe një vajzë nga Ulqini të cilët, sipas informacioneve nga dëshmitarë okularë ishin maturantë që ishin nisur për të festuar mbrëmjen e maturës.
sabracajni udes na bulevaru teuta.1
Gjithçka ndodhi kur vozitësi ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka goditur një shtyllë ndriçimi. Në vendngjarje kanë dalur menjëherë njësitë i e mbrojtjes civile, ndihma e shpejte dhe policia. Gjatë intervenimit të shpejt nga automjeti u nxjerr vajza mirpo vozitësi për shkak të demtimit të rend të automjetit  ashtë nxjerur mbas 30 minutash.
sabracajni udes na bulevaru teuta.2

Të lënduarit janë dërguar në shtëpinë e shëndetit në Ulqin, ku janë percjellë në Qendrën Klinike në Tivar, ku sipas mjekëve kujdestar gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
sabracajni udes na bulevaru teuta.3
Njësiti i trafikut është duke u marre me hetimin e këtij aksidenti.

Video e emituar mbreme tregon se shiu binte pa u ndal: