Valmir Gashi: “Populli im, bagëtia ime”!
Jo, jo, titulli nuk i takon thënjes time, por në këtë mënyrë mendojnë politikanët, në të shumtën e rasteve, fatkeqësisht.
Duhet të jemi të zgjuar, që koha e cila ka kaluar nuk e kemi mundësinë ta ndryshojmë, por sa më shpejtë duhet të ndryshojmë vetvehten që të mbijetojmë, si njerëz, sepse jemi popull që kemi pikuar gjak shekuj me rradhë. Po të zgjedhim nga e kaluara jonë nga shumë të këqija, do të duhej që të mendojmë e shijojmë të gjitha ato, të cilat na kanë kushtuar shumë neve si popull, dhe asnjëherë nuk u mbushem mend, e tëra për shkak të mirësisë së tepërt që kemi si popull. Po të mos ishte kjo gjendje për t’u ardh keq, do të ishte shumë qesharake!
Kur populli im shqiptar bën një hap përpara, aty më duket që fatit tonë i vjen fundi, sepse kthehemi dy hapa prapa. Dhe kështu shpesh pyes vehten se a është e vërtetë që kaq shpejt harrojmë obligimet tona të cilat i kemi njëri ndaj tjetrit dhe në përgjithësi ndaj popullit tonë.
Populli jonë, si secili popull tjetër, besojnë të gjitha çka i thuhet, dhe ecën me persona të cilët kanë humbur orientimin moral, duke na ‘mbuluar’ me premtime dhe ideja të parealizueshme, duke u fshehur pas lojrave të disa partive dhe organizatave, ose edhe nga ata, te ndryshmit, gjithnjë të mbuluar në petkun e demokracisë, por të cilat nuk kanë asgjë as demokratike e as njerëzore në vehte! Këta t’i quajmë ‘tradhtarë’ të popullit të tyre, janë në fakt shitës të mjegullës, sjellja e të cilëve kositet në trurin e shëndoshë të popullit, e populli si populli, i shtyn para vehtes derisa varfërohet aq shumë, ose vjen deri të cepi i turpit!
Populli im harron se jeta është e shkurtër, se është prej sot deri nesër dhe se kualiteti i jetës së tyre varet prej këtyre politikanëve, të cilëve ju japin besimin. Po, këtyre njerzve ne i kemi dhënë besimin që në emër tonë të rregullojnë kualitetin e jetës tonë, por është treguar disa herë që këta njerëz kanë synimet e veta, si të rregullojnë vetëm jetën e tyre dhe të afërmve të tyre. Kryesore është që kolltukët mos t’ju mungojnë, që të mos kenë deficit në ‘grazhdin’ e tyre, e “kujt po ja n’in” për popullin, dhe kështu shkohet deri në zgjedhjet e ardhshme. Para se të rahatohen duke premtuar dhe duke gënjyer popullin e vet, këta njerëz mendojnë se njëmend kanë dinamikë dhe fuqi kreative, sepse ne populli ua mundësojmë këtë mendësi.
Njejt sikurse nuk ka karakter të ngurtë nëpër alkoolistët kronik, ashtu edhe shumë politikanë tanë nuk dijnë se çka është njerzore, nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin e tyre. Sjellja e përfaqësuesve të popullit në institucionet shtetërore, më kujton një thënje të drejtë që shekullin e kaluar bullgari që më vonë u konvertua në serb Nikolla Pashiq, derisa ishte kryeministër i mbretërisë së Serbisë, rreth luftës së pare botërore, i ka thënë popullit “Populli im, bagëtia ime”. Athua, politikanët tanë kanë mentalitetin e këtij bullgari që u konvertua në serb, dhe serbët e pranuan edhe si kryeministër të tyre? Nuk dua të besoj!
Dje ishim ata që dua të harroj, por nuk jemi krijuar në asgjë tjetër!
Nuk dua ta pranoj thënjen mëlartë, por në të mund të fle e vërteta,
Kam lexuar diku në portale një koment që thoshte: “Peshku pastrohet nga bishti, por kundërmon nga koka”. Gjithashtu kam lexuar edhe këtë: “Kemi popull shumë të shkolluar, por edhe njerëz me më të voglën mendësi të shëndoshë”. Çka është në të vërtetë e tërë kjo gjendje te ne? A ka ardhë njëmend koha e humbjes kuptimplotë të tipareve të orientimit moral, apo është në pyetje hamendja jonë, e cila nuk na lëshon nga gjendja palidhje e së kaluarës tonë politike. Sado që provojmë të kuptojmë sjelljen e një pjese të njerzve tanë në politikë, nuk jemi ne gjendje të kuptojmë ku po shkojnë këto fantazma!
Sa njerëz nga populli im mendon apo i din këto gjëra, unë nuk kam ndonjë përqindje dhe nuk dëshiroj të jap ndonjë mendim specifik, por shumë shpesh turpërohem nga disa bashkëkombas të mi të cilët në të shumtën e rasteve sillen e pshtillen në mënyrë të hutuar pa orientim ose kompas. Këta japin të drejtë pozitës shqiptare kudo që është dhe “aradhave” të tyre, që thonë “nuk mund t’i besohet opozitës” dhe në këtë mënyrë ‘shesin mjegull’ kinse këtyre bën të ju besohet! Të gjithë me vetëdije i marrin këto fjalë si gënjeshtra, por si të zgjohet ky popull nga gjumi, dhe si të përplaset më këta njerëz, ende nuk ka ndonje “reçetë”!
Ja, unë prap duke ‘sulmuar’ popullin tim, të cilin me të vërtetë e dua, por ia urrej mendjësinë jostabile, e cila ia ndërron kursin / drejtimin që të arrij diçka të mirë për vehte. Ajo që ia zë për të madhe popullit tim është harresa, Po, neve na gropojnë në shpirtin tonë gjithnjë sepse kemi mirësi me shumicë për ata që na hajnë për së gjalli gjithnjë me këtë politikë primitive të grupeve të interest e jo të së mirës së popullit në përgjithësi e të atdheut.
Këtë lloj të politikës kanë pas edhe shtetet e civilizuara botërore, por para më shumë se 200 viteve. Këtu po përfshij edhe Amerikën, Gjermaninë, shtetet skandinave, etj. Por, me kohë populli i këtyre shteteve u civilizua, filloj të mendoj se çka mund të bëhet për shtetin, e jo vetëm se çka mund të bëj shteti për popullin. Pra, në këto shtete, ateherë para më shumë se 200 viteve, është zgjuar qytetaria aktive, është zgjuar shpresa dhe besimi se duhet të punohet per interesin e përgjithshëm, dhe të lihen anash interesat personal e grupor. Athua, a po i bie që ne si popull jemi diku më shumë se 200 vjet prapa duke u krahasuar nga shtetet e civilizuara botërore, ose kulturat e tyre? Nuk dua të besoj në ketë!
“Për çdo dhimbje, koha sjell ilaqin” – thotë një proverbë e vjetër popullore, por popullit tim dhimbjen më të madhe po ia sjellin bijtë e vet, pra duhemi që për gjithnjë të vetdijësohemi dhe të ndalemi së besuari atyre të cilët nuk pritojnë të na tregojnë për ‘rrugën e drejtë’ të tyre.
Të dashur shqiptarë, popullit tonë i duhen udhëheqës, liderë, e jo sundues. Të mbushemi mend përgjithmonë. Mos votoni persona ose fjalët që ata flasin në takime politike e të fushatës, por kapni e lexoni programet politike që ata prezentojnë, dhe votoni programin politik që juve ju përshtatet më shumë. Dhe nëse gjatë mandatit, nuk i përmbahen programit të tyre politik, mos i votoni më. Kur politikanët e hetojnë që populli din të dënoj ata që nuk përmbushin programin e tyre politik, atëherë nuk do të mungojë as civilizimi i politikanëve, dhe për 5-6 katërvjeçar zgjedhjesh, vet populli do të filtroj skenën politike, dhe do të bëhet e mundshme që politikani të punoj për popullin dhe interesat e përgjithshme e jo anasjelltas.
Përtej hundesh tenton te na dali votimi klanor, fisnor, se ku voton plaku i katundit, të gjithë duhet po atij t’i japin votën. Pse dhe ne te mos jemi popull i civilizuar dhe te themi që kanë marr fund vendimet klanore / fisnore, dhe secili te përcepton mendimin e vet. Pse ne, të mos kemi fuqi të themi, zoterinjë, n’a lini te qete, të vendosim vet
VALMIR GASHI





