Nisë manifestimi Pranvera në Anë të Malit më 2 qershor 2013 – Video

May 30, 2013   | Kulturë / Kultura

shoqata ora ana malitShoqata “Ora”

 

N j o f t i m

 

Për shkak të motit të paqëndrueshëm, Ju njoftojmë se Dita e sportit dhe Dita qendrore në kuadër të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit” do të mbahen në datat e mëposhtme:

 

E diel, 2 qershor 2013 – Dita e sportit

Gara në vrapim           (nisja nga qendra në Katërkollë, ora 09.00)

Turne në ping pong    (Restoranti “Kristal”, ora 16.00)

Turne në shah                         (Restoranti “Diamant”, ora 11.00)

Turne në volejboll       (Stadiumi në Shas, ora 11.00)

Turne në futboll          (Stadiumi në Shas, ora 15.00)

 

E shtunë, 8 qershor 2013 – Dita qendrore e manifestimit

Vizitë në Qytetin e Vjetër të Shasit dhe në lokalitetin ku po zhvillohen gërmimet arkeologjike

                                                                                                                                  (Ora 16.00)

Program kulturoro-zbavitës:

–          Prezantim i etnografisë së Anës së Malit

–          Muzikë popullore

–          Lojëra popullore

–          Ushqim tradicional

                                                                       (Stadiumi i Shasit, ora 17.00)

 

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Moti lig ndikon në ndryshim të programit të manifestimt – Monodrama “Johan Padan dhe Amerikat” shfaqet të premten në Katërkollë

Mot i lig dhe reshjet e shumta të dy ditëve të fundit si dhe parashikimet aspak optimiste kanë bërë që në programin e manifestimit Pranvera në Anë të Malit 2013 të ketë disa ndryshime.

Kështu monodrama “Johan Padan dhe Amerikat” e planifikuar të mbahet të premten në ora 20 në kala të qytetit të Shasit do të mbahet të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë por në shkollën fillore ”Bedri Elezaga” në Katërkollë..

Gara në qitjen e pjatelës (organizuar në bashkëpunim me NP Ulqini për Ruajtjen dhe Kultivimin e Egërsirave)  do të mbahet ashtu edhe si është parashikuar, me 26 maj në stadiumin në Shas me fillim nga ora 8.

Në orar të njëjtë ashtu si edhe është paralajmëruar do të organizohet edhe  tryeza e rrumbullakët “Trashëgimia kulturo-historike në funksion të zhvillimit të turizmit në Anë të Malit”. Tryeza mbahet në Restorantin “Shasi”, me 26 maj me fillim nga ora 11.00) .

Dita e sportit do të mbahet të shtunen me 1 qershor me orar të njëjtë kurse dita qendrore e manifestimit do të mbahet me 2 qershor poashtu me orar të njëjtë