Pyetja e Deputetit Genci Nimanbegut drejtuar Kryeministrit

May 30, 2013   | Ngjarjet - Events

Deputeti Genci NimanbeguPyetja e Deputetit Genci Nimanbegut drejtuar Kryeministrit Gjukanoviq lidhur me problemin e fshatit Martinaj ne Plave.-PJESA E PARE!

Deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu, ka pyetur kreun e qeverisë lidhur me konfliktin në fshatin Martinaj , respektivisht lidhur me arrestimet e 23 banorëve nga ky vend. Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Nimanbegu, Gjukanoviq theksoi se policia ka vepruar në pajtim me ligjin duke respektuar aktvendimin e plotfuqishëm , me të cilin dëshmohet pronësia e Kishës Ortodokse Serbe, mbi pjesën e kontestuar në territorin e këtij fshati. Ai, poashtu pohoi se rasti në fjalë e dëshmon se ende nuk është rregulluar deri në fund çështja e pozitës së kishës në Mal të Zi, duke shprehur besimin se me kushtet e krijuara përmes përvojës së deritashme demokratike edhe kjo çështje do të zgjidhet në të ardhmen në mënyrë tolerante dhe demokratike, e gjithsesi jo në dëm të të drejtave të arritura të pakicave në Mal të Zi, pohoi Gjukanoviq.