Nazif Cungu ka nënshkruar marrëveshjen me kompanin Bemax

June 3, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Nazif Cungu-marveshja kompanija Bemax-Ulqin.2Kryetari Cungu ka nënshkruar marrëveshjen me kompanin Bemax për realizimin e planit shtesë në qendër të Katërkollës

Gjatë këtyre ditëve është duke përfunduar pjesa e dytë e segmentit rrugor Sukubinë-Ulqin nga udhëkryqi i Katërkollës e deri në Krythë. Në kuader të realizimit të këtij projekti, Komuna e Ulqinit ka propozuar një projekt shtesë për standartizimin e kësaj rruge në pjesën e qendrës së Katërkollës.
Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu sot ka nënshkruar marrveshtje me drejtorin e kompanis Bemax z.Veselin Kovaçeviq për realizimin e këtë projekti. Ky projekt parasheh zgjerimin e urës në qendër të Katërkollës, ndërtimin e trotuarëve si dhe rregullimin e ujrave atmosferik në këtë zonë.

Vlera e këtij investimi është 50 000 euro. Ky investim pritet të përfundoj para sezones turistike dhe bashkë me aktivitete të tjera shtesë në këtë aks siç është zgjerimi i trases në hyre të rrugës së Shasit, zhvendosja e tubacineve të ujsjellsit, zhvendosja e ndriçimit publik si dhe pregaditja e dokumentacioneve të nevojshme teknike kapin vleren prej 150 000 euro të cilat janë siguruar nga Komuna e Ulqinit.
Ndërkohë Komuna e Ulqinit është duke pregaditur edhe detyren projektuese për hartimin e planit urbanistik për Katërkollen, ku së shpejti do të hapen procedurat për prokurimin e tij dhe deri në fund të këtij viti në kuvendin e Ulqinit do të mund të miratohet një plan i tillë.

 

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

Nazif Cungu-marveshja kompanija Bemax-Ulqin.1 Nazif Cungu-marveshja kompanija Bemax-Ulqin.3 Nazif Cungu-marveshja kompanija Bemax-Ulqin