Ulqini shansi i fundit për pushtet

June 3, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

shansi i fundit i komunes se ulqinitShans i fundit për pushtetin e Ulqinit

“Qytetarët e Ulqinit thjesht nuk kanë fat me pushtetet lokale. Mbasi që është investuar energji e madhe për të arritur ndryshimet e shumëpritura politike, është e qartë që pushteti i ri ka zhgënjyer në shumëçka, por akoma më keq, në masë të madhe kujton në të kaluarin. Premtimet e mëdha janë treguar si demagogji e pabazuar për përfitimin e pikëve të lira politike, ndërsa ekspertiza dhe projektet e ashtuquajtura, si imagjinatë artistike pa kurrfarë baze”, deklaroi deputeti në Parlamentin e Malit të Zi Dritan Abazoviq.

Ai në deklaratën për shtyp tha që “për këtë arsye, sezoni i ardhshëm turistik është shansi i fundit që pushteti aktual lokal të shpëtoi karrierën e vet politike, por edhe më e rëndësishme, të shpëtoi fytyrën e vet”. “Sepse, nuk guxon më të ketë arsyetim. Qytetarët fillimisht thanë, do të presim 100 ditë, pastaj jepjani 6 muaj, le ta kenë një vit, por tani është mbushur kupa. Është e vërtet që pushteti aktual ka trashëguar shumë probleme, por është më se e vërtet që ka vazhduar praktikën e vjetër të paraardhësit të mendoj vetëm për vete dhe votat. I burgosur në autizmin politik dhe vetëdijen e pallankës ku Komuna përjetohet si firmë private, e me të cilën krahas kësaj udhëhiqet në mënyrë joshtëpiake, nuk ka mundur të prezantoi asnjë vlerë të re në jetën politike të qytetit tonë. Përkundrazi, për dallim nga pushteti i kaluar, ky nuk arriti të funksionoi në mënyrë cilësore as brenda koalicionit të vet. Nuk ka projekte zhvillimore, përveç disa të qeverisë, e nuk ka as rroga për punëtor. Por para zgjedhjeve kishte punësime politike nga të gjitha anët dhe do të ketë edhe huamarrje shtesë. Dhe mbasi që askush nuk guxon të akuzoj qeverinë për asnjë problem, akuzojnë njëri tjetrin, në mënyrë primitive, në kafene, të bashkangjitur me fushatën pëshpëritëse. Nuk ka përparim në asnjë sferë të jetës publike, e Ulqini mbetet qyteti me rrogën mesatare më të vogël në shtet dhe e vetmja komunë e varfër në bregdet ”, pohon Abazoviq dhe shton që “është thjesht e pakuptueshme që disa, në dukje probleme të vogla komunale, nuk mund të zgjidhen. Për shembull: para xhamisë në Mëhallë të re vazhdimisht plehrat lihen në rrugë, por kjo nuk i pengon kryetarit, as deri para pak kohëve nënkryetarit të Komunës, të cilët një vit e gjysmë kalojnë afër tyre sepse jetojnë në afërsi, dhe ndërkohë nuk marrin masa për këtë çështje”.

“Në vend që të garojnë kush do të jetë më afër PDS-ës i cili, siç duket, qeverisë edhe pse është në opozitë, do të ishte më mirë të mendojnë si do të organizohen shërbimet e inspekcionit komunal këtë verë, që mos të na ndodh ajo çka ndodhi sezonin e kaluar: të kemi anarki dhe kolaps në qendër të qytetit. Për disa gjëra tani është vonë, por megjithatë, shumëçka mund të bëhet dhe të përmirësohet. Për këtë arsye sezoni që vjen është shansi i fundit për pushtetin lokal të tregoj sa di dhe sa mundet! Në të kundërt, zgjedhjet në vjeshtë janë gjithnjë e më të mundshëm. Dhe mos të harroj: kryetari duhet ta dorëzoj raportin e punës me të cilin është në vonesë të madhe. Nuk e di çka do të shkruaj në të, por nga goja dhe sytë e çdo qytetari të Ulqinit lexohet lehtë çka mendon për këtë mënyrë të udhëheqjes me qytetin, sidomos nëse i kanë parasysh premtimet e dhëna”, përfundoj Abazoviq.

4