Të buzëqeshur dhe të bukur si asnjëherë më parë festuan natën e gjysmëmaturës + Foto

June 5, 2013   | Lajmet / Vijesti

Matura ne Ulqin 2013Nga Gjekë Gjonaj

Është pikërisht muaji maj kur euforia e gjysmëmaturës dhe maturës dëgjohet kudo.  Shetitorja në Plazhin e Vogël të Ulqinit më 30 maj të këtij viti ishte e mbushur plot me miq dhe familjar që dolën për t’ju dhënë urimet e tyre semimaturantëve të Shkollës fillore “ Marshali Tito”, të cilët festuan  ditën më të bukur të shkollimit tetëvjeçar – natën e maturës së vogël . Të veshur për bukuri si asnjëherë më parë parakaluan plot hir përgjatë shetitores  së Ulqinit në Ranë. Prej aty semimaturantët  shkuan në restorantin “ Primavera”, ku të buzëqeshur në çifte hynë brenda  nën përcjelljen e kamerave dhe apatarave fotografikë.  Ata natën e tyre e festuan  deri  në ora një pasmesnate ashtu sikurse është bërë traditë tashmë me muzikë, këngë,   valle, përqafime dhe me aktivitete të tjera të organizuara e spontane që e begatuan atmosferën festive.

Pjesë e këtij solemniteti të organizuar bukur e me shije përveç bukurisë adoleshente nuk mungoi as humori e satira e nxënësve që kishin përgatitur për kujdestarët e tyre të dashur, Muho Ceka, Mefit Tela, Medina Rejzi,   e të tjerë,  për t’u treguar   në ndarje se tani janë të aftë të përshkruajnë me humor e sarkazëm sjelljet dhe veprimet e tyre gjatë shoqërimit katërvjeçar. Nuk munguan as  dhuratat për secilin kujdestar të klasëve nga ana e nxënësve.  As kujdestarët e klasëve nuk ndejtën indiferentë, por me dashuri prindërore bashkë me drejtorin e shkollës Martin Zadrima   përshëndetën  nxënësit e tyre. I  përgëzuan  ata për sjellje shëmbullore dhe suksesin e arritur, duke u shprehur se i gjithë kolektivi i shkollës mburren dhe ndjehen krenar për këtë gjeneratë, e cila   në analet e shkollës do të mbetet e shënuar se ka dhënë 16 nxënës me diplomën “ Lluça” ( Pishtari). Ata u dëshiruan nxënësve rrugëtim të mbarë në jetë, shëndet dhe suksese në mësime.

Gjysmëmaturantët   pranuan  me kënaqësi  urimet dhe dëshirat më të sinqerta të mësimdhënsve dhe prindërve për suksese në jetë dhe në shkollimin e mëtutjeshëm.

Të gjithë  prindërit u kënaqën që pas një periudhe tetëvjeçare, fëmijët e tyre përmbyllën një cikël  arsimimi, i cili do  ju hap rrugën për të ecur edhe më tutje përpara. Pritshmëritë e tyre  janë  se këta nxënës me dijen që kanë fituar dhe me njohurit e fituara në shkollë do të dinë të ecin drejt sukseseve në të ardhmen.

 

Nxënësja Emina Nimanbegoviq na tha se shkollimin fillor veçmas do ta mbajë mend për atë se ka njoftuar shumë shokë dhe shoqe të mira dhe se i vjen keq se do të ndahet  nga  disa prej tyre. Ajo shprehet se nata e  maturës së vogël  do të jetë e paharrueshme për të dhe shton se  shkollimin e mesëm do ta vijojë në gjimnazin e Ulqinit.

Për dallim nga ajo   Amell Ceni   shkollimin e mesëm do ta vazhdojë në qytetin e Shkodrës. Dëshira e tij është të regjistrojë   Kolegjin turk ose medrezën. Ai  ndjehet shumë i kënaqur me atmosferën gjatë natës së gjysmëmaturës dhe flet me emocion për ditët shkollore.

Edhe  Leudrita Mustafa  ndihet e entuziasmuar pas natës së tyre. “ Jam e gëzuar  që së bashku me shokët dhe shoqet e mia  mbyllëm një pjesë të rëndësishme të jetës. Ia kemi kaluar  shumë bukur.  Kemi krijuar shoqëri të mirë. Dhe pas tetë vitesh shoqërim e argëtim  është e vështirë  të harrosh  kujtimet më të bukura.  Në kujtesën time sidomos do të mbeten shoqet, mësimdhënësit dhe  notat e mira. “thotë Mustafa e cila  do të regjistrojë gjimnazin në Ulqin.

 

Gjysmëmaturantët e kësaj shkollë pas   argëtimit në restorantin “ Primavera” vazhduan të shoqërohen deri në orët e vona të pasmenatës  në diskotekën  “ Studio 55”. Në shoqërim të muzikës u ndanë me përqafime  duke i dhënë fjalën njëri-tjetrit se përsëri  do të takohen së bashku, në mënyrë që edhe  një herë të  shpalosin përshtypjet nga shkolla dhe nata e semimaturës.

Foto ARS studio

Matura ne Ulqin 2013.-1 Matura ne Ulqin 2013.-2 Matura ne Ulqin 2013.-5 Matura ne Ulqin 2013.-6 Matura ne Ulqin 2013.-9 Matura ne Ulqin 2013 Matura ne Ulqin 2013.-3 Matura ne Ulqin 2013.-4 Matura ne Ulqin 2013.-7 Matura ne Ulqin 2013.-8